FLORIDA - Lionel Messi u detyrua të largohej pas 37 minutash në kthimin e tij në fushë për Inter Miami-n, por bashkëlojtarët e tij vulosën fitoren 4-0 kundër Toronto FC në MLS amerikane. Argjentinasi që mungoi në humbjen 5-2 të Miamit nga Atlanta të shtunën për shkak të lodhjes, mund të humbasë finalen e Kupës së javës së ardhshme kundër Houston Dynamo.
Trajneri Gerardo Martino tha se 36-vjeçari po mbart një "dëmtim të vjetër". Shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk u përdor nga trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni kundër Bolivisë javën e kaluar. Ish-bashkëlojtari i Messit te Barcelona, Jordi Alba, gjithashtu pësoi një lëndim kundër Torontos dhe Martino tha se të dy lojtarët do të humbnin patjetër ndeshjen e së dielës kundër Orlando City.
“Nuk ka asnjë shans që ata të jenë atje të dielën. E di që kemi një finale për të luajtur (të mërkurën), por ata nuk do të shkojnë pranë fushës nëse nuk mund të luajnë”, tha Martino.
Arsyeja e largimit të Messit? Përgjigjia vjen nga vetë shtatë herë fituesi i Topit të Artë, i cili ia ka thënë ish-yllit të Napoli-t, Lorenzo Insgine-s, kundërshtar i Inter Miami-t me Toronton e tij të mërkurën në mbrëmje. Insigne i është afruar Messi-t për ta pa pyetur për gjendjen e tij.
“El tobillo… el tobillo”, ka thënë argjentinasi duke bërë të ditur se kishte një problem në kavilje. Shtrëmbërimi i fytyrës nga dhimbja dhe zhgënjimi i qartë në sytë e Messi-t kanë alarmuar tifozët.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
-
Do ketë sukses
24.1%
-
Do ndahet nga PD
29%
-
Do shuhet
46.9%
Vota total: 582
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA: Evropa të marrë kontrollin e Nato-s brenda vitit 2027
5 Dhjetor, 15:46
-
‘Thellim i bashkëpunimit strategjik me SHBA’, Spiropali takim me zyrtarin e lartë të DASH: Aleancë historike!
5 Dhjetor, 15:30
-
NBA/ Humbje për Golden State e Minnesota, Lakers fiton në sekondën e fundit! Sukses për Boston
5 Dhjetor, 11:04
-
Si vapa ekstreme mund ta dëmtojë Kupën e Botës 2026 dhe çfarë duhet të bëjnë tifozët
5 Dhjetor, 09:15
-
E PLOTË/ Mësohen 12 grupet e Kupës së Botës 2026, Shqipëria gjen Holandën dhe Japoninë nëse kalon në play-off! Kosova me SHBA-në e Paraguain
5 Dhjetor, 08:47
-
SHBA-të godasin një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë (VIDEO)
5 Dhjetor, 08:18
-
Nga Trump te Rio Ferdinand, 'vip-at' që do marrin pjesë në shortin e Botërorit! FIFA kryqëzohet për biletat nga tifozët
4 Dhjetor, 20:39
-
Lëvizja e Salianjit/ Arben Meçe për Report Tv: Berisha e shpalli armik, ka hall se i merr PD-në! Ka parti që financohen nga burime ruse
4 Dhjetor, 18:24
-
Demush Shasha: Sfidat e koncertit të ri global të Trumpit
4 Dhjetor, 17:50
-
Ekskluzive/ Çështja ‘Balluku’, Ambasada Amerikane për Report Tv: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve
4 Dhjetor, 17:03
-
Brenda ishullit privat famëkeq të Jeffrey Epstein në SHBA, dyshohet se u abuzuan dhe trafikuan dhjetëra të mitur (VIDEO)
4 Dhjetor, 09:32
-
Sondazhi: Gjysma e evropianëve e shohin Trumpin si armik të Evropës! 62% në Belgjikë, 57% në Francë, nivelet më të ulëta në Kroaci e Poloni
4 Dhjetor, 07:58