Frikësohet Barça, Ronaldo: Në
të ardhmen me Mesin dhe Noje

Frikësohet Barça, Ronaldo: Në<br />të ardhmen me Mesin dhe Noje
Ronaldo, Nojer dhe Mesi para fillimit të ceremonisë së “Topit të Artë” kanë dhënë edhe deklaratat për mediat, të tre bashkë, ashtu si çdo vit. Argjentinasi ka ‘drithëruar” tifozët e Barcelonës me një deklaratë bombë që lidhet me të ardhmen e tij, të cilën sulmuesi vitin tjetër duket se e shikon larg katalanasve.
 
“Unë gjithmonë kam dashur ta përfundoj karrierën te Barcelona, pastaj të luaj te Newells, por kurrë nuk i dihet se çfarë ndodh në botën e futbollit. Unë nuk e di se ku do të jem edicionin e ardhshëm sepse janë disa gjëra që ndryshojnë brenda natës.
 
Përsa i përket “Topit të Artë” mund të them që Cristiano pati një edicion mbresëlënës, të jashtëzakonshëm” deklaroi ai duke aluduar për një largim drejt Premier League apo diku tjetër.
mesi
Ndërsa Ronaldo pasi vlerësoi Mesin dhe Nojerin për edicionin pozitiv, theksoi gjatë fjalës së tij, që dëshiron që në një të ardhme të ishin të tre bashkë në një ekip. “Do të doja që një ditë të ishim të tretë së bashku në një skuadër.
 
Jam këtu për të marrë çmimin e tretë sepse mendoj se e meritoj. Sa i përket të ardhmes unë mund të them se vetëm Zoti e di se çfarë do të ndodhë, por aktualisht jam i lumtur te Real Madrid”.
 
Gjermani Manuel Nojer, u shpreh se “jam i nderuar që jam në mesin e dy futbollistëve më të mirë në botë dhe kandidat për “Topin e Artë”. Jam këtu falë Botërorit fantastik, mendoj se gjithçka ishte perfekte. Falenderoj shokët e ekipit në kombëtare dhe te Bayerni” tha ai.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole