Report Tv ka publikuar dy video të tjera ekskluzive, dëshmi që provojnë dhunën ndaj 41 vjeçares së vetëvrarë Bedrie Loka nga bashkëshorti i saj Xhemal Loka. Dy videot dramatike që janë transmetuar ekskluzivisht në emisionin Frontline këtë të enjte, vërtetojnë edhe një herë që dhuna në familjen Loka që dyshohet se çoi në vetëvrasjen e Bedries, ishte kthyer në brengën e 4 fëmijëve.

Pamjet e Report Tv janë dëshmi të tjera të ferrit që duhet të kalonte e ndjera çdo ditë në praninë e burrit të saj. Videot janë të regjistruara nga djali i vogël i Bedries, i cili ia dërgon motrës për t’i treguar për dhunën që po ushtrohej ndaj të ëmës.

Në videon e parë dëgjohen ofendimet e njëpasnjëshme që Xhemal Loka i drejton Bedries të cilën e kërcënon “se do t'i bëjë ndonjë të pabërë”.

Kërcënimet e Xhemal Lokës që dëgjohen në video

Bedrie Loka: Pse nxehesh, mos u nxeh! (pasi ai dëgjohet duke bërtitur)

Xhemal Loka: Nuk nxehem! Je duke më bërë që të të bëj namin! Mos më shkë*** nervat.

Bedrie Loka: Për çfarë po t’i shk**** nervat

Xhemal Loka: Mos më thuaj mua në të zgërdhirë... Se të q* robt ty dhe kush të ka bërë ty.

Video e dytë, shumë e dhimbshme tregon djalin e vogël të Bedrie Lokës i cili zërin që i dridhet, njofton motrën e tij se babai i kishte rrahur nënën dhe pastaj fillon të qajë.

Vajza 22-vjeçare e fejuar, duket se ishte e vetmja shpresë e djemve që të mund të ndikonte te babai i tyre për të ndalur dhunën ndaj nënës. Por në një komunikim të publikuar në whatsapp me babain teksa vajza e kritikon përse e dhunon nënën dhe përse nuk i jep zgjidhje raportit konfliktual, qoftë edhe me divorc, Xhemal Loka e bën fajtore dhe të bijën madje i quan këto probleme të familjes së tij, në të cilat sipas tij ajo nuk duhet të ndërhyjë. Dëshmitë e fëmijëve të çiftit ishin prova më e fortë në duart e hetuesve, që ndryshoi 360 gradë historinë e vetëvrasjes së Bedri Lokës, nga alibia e burrit se u vetëvra si pasojë e hapjes së një profili në Tik-Tok me foto denigruese, te dhuna e përsëritur në familje si fizike dhe psikologjike, që sipas akuzës, e shtyu gruan drejt aktit ekstrem.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:38
VIDEO EKSKLUZIVE/ Momenti kur Xhemal Loka e kërcënonte dhe ofendonte gruan e ndjerë! Bedrie Loka: Mos u nxeh! (Sherri i filmuar nga djali)

 

Në videon ekskluzive që Frontline në Report Tv ka publikuar dëgjohen të gjitha ofendimet dhe kërcënimet që Xhemal Loka ka bërë ndaj të ndjerës Bedrie Loka që i dha fund jetës duke pirë fotoksinë. Agresiv dhe i papërmbajtshëm, Xhemali në video dëgjohet tek i thotë fjalët e fundit, ndërsa çdo fjalë u regjistrua nga djali i tyre i vogël.

Bedrie Loka: Pse nxehesh, mos u nxeh!

Xhemal Loka: Nuk nxehem! Je duke më bërë që të të bëj namin! Mos më shkë*** nervat.

Bedrie Loka: Për çfarë po t’i shk**** nervat

Xhemal Loka: Mos më thuaj mua në të zgërdhirë... Se të q* robt ty dhe kush të ka bërë ty.

Ora 21:20
EKSKLUZIVE/ ‘Oj Lidë babi i ra mamit’, djali i Bedrie Lokës shpërthen në lot, i tregon të motrës me VIDEO se babai i kishte rrahur të ëmën

 

‘Oj Lidë babi i ra mamit’, këto fjalë dëgjohen në videon e siguruar ekskluzivisht nga Frontline në Report Tvnë të cilën shfaqet djali i vogël të Bedrie Lokës 41 vjeçares që u vetëvra, teksa i tregon të motrës se babai i tij Xhemal Loka sapo e kishte dhunuar të ëmën.

Me zërin që i dridhet djali nuk mundet t’i tregojë më tepër të motrës por gjithçka ai po përjetonte në ato momente të vështira i transmeton përmes të qarës që dëgjohet edhe në videon e publikuar në Frontline.