Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar krijimin e lëvizjeve të reja politike pas protestave, duke u ndalur edhe te partia studentore “Të Bashkuar për Shqipërinë”, e cila ka nisur procedurat për t'u regjistruar si forcë politike.

I ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Frontline” në Report TV, Spahiu publikoi emrat e 10 partive që sipas tij, kanë nisur procedurat për krijimin e partive të reja politike.

“Kam publikuar fakte dhe emrat e partive. Në këto ditë, pas partisë shqiptare ‘Të Bashkuar për Shqipërinë’, janë edhe Partia e Diasporës së Lirë, partia nacionaliste, partia islamiste, levizja e listës studentore, partia e flamingove, partia ambientaliste e gjelbër, Partia Shqipëria e re, Partia e Intelektualëve dhe Forca Shqipëria. Aktualisht janë 10 lëvizje, të cilat kanë filluar procedurat për krijimin e 10 partive.”, u shpreh Spahiu.

“Shqiptarët nuk bëhen bashkë. PD-n, PS-në unë nuk e votoj.”, shtoi Spahiu.

Lajmi në përditësim...