Evi Kokalari ka dy vjet që bën një fushatë të fortë kundër lidershipit aktual në PD. Fushatë, ku nuk kanë munguar nota të larta dhe të forta kritikash dhe akuzash ndaj Sali Berishës dhe enturazhit të tij.

Kokalari, e cila është një aktiviste e njohur e MAGA-s së Dodald Trumpit me lidhje o të vogla në korridoret e lëvizje, ka kundërshtuar që në fillim lobimin që Sali Berisha ka bërë me Lacivita-n, e sidomos me personazhin kontraversal Paul Manefort.

Por qëndrimi i fundit i Evi Kokalarit, fliste për një shkallë më të avancuar të përplasjes së saj me Sali Berishën, pas prishjes së saj dhe nisjes së betejës.

Duke u rimarrë me çështjen e lobimit, Kokalari thekson se Sali Berisha ka lobuar në Washington jo me 6 milionë dollar sa u tha por me 8.

“Nëse Sali Berisha do t’i kishte ndenjur i vërtet asaj që premtoi në 2021, sot do të ishte kryeminister dhe shanset ishin, 'non-grata' do t’i hiqej.

Por mori mënd e injorantëve që e rrethojnë si strategu i Hasit apo doktori tjetër i pesës që ka intelektin e një gjinkalle, dhe sot, mbas katër vjetësh, përveç lejes së Kullës së Malit, arriti të mbaj dhe 50 mbështetës, ndërkohë që harxhoi gati $8 milion për të çliruar familjen nga sanksionet famëzezë por në vënd që t'i hiqen, i ka hapur (mundësisht) dyert dhe sanksioneve nga Departamenti i Thesarit”, shkruante Kokalari.

Teza që shtron aktivistja e MAGA-s, e cila ju bashkua lëvizjes së Sali Berishës kundër Lulzim Bashës, se atij mund t’I hiqeshin sanksionit si pasojë e influencës së saj, përkatësisht vendosjes në krye të PD-së të një lidershipi të ri dhe vetë të rrinte në hije, ha logjikë, por që nuk mund të konsiderohet një tezë përveçse një hipotezë.

Kokalari i mëshon idesë se lëvizja po foltorja e 2021 duket ta rithemelonte PD-në në një parti konsidrvatore me një ekip të rij, ku natyrisht që vetë Evi vinte me një propozim konkret për vete dhe grupin mbështetës. Por kjo iku e nuk mumnd të diskutohet më, ngaqë jemi 4 vite pas asaj kohë të shkuar tashmë.

Ajo që sjell të re Kokalari para dhe pas zgjedhjeve të 11 majit është se lobimi me Lacivitën dhe Manefortin nuk ka pasur e s’do të ketë një influencë në korridoret e administratës Trump.

Madje ajo shkon edhe më tej kur përmend avancimin e sanksioneve të SHBA për Berishën, duke e konkretizuar Non Gratën e DASH me bllokimin e fondeve bankare nëpërmjet Departamentit të Thesarit.

Në realitet sanksionet me 7031/C që e jep DASH, nuk janë njësoj me atë që bën Departamenti i Thesarit, ndëshkim që mori edhe Milorad Dodik, familja e tij, si dhe mjaft personazhet politike ballkanike.

Megjithatë, kush ka një sanksion të rëndë me 7031/C, sidomos për korrupsion madhor siç e ka Sali Berisha, është krejt logjike, e madje një protokoll linear, që kjo do të sjellë edhe një kontroll të aktivitetit apo llogarive të fshehta bankare.

Por, bllokimi ndodh pikërisht atëherë kur ka tentativa për të lëvizur sasinë monetare të aseteve, apo kur qeveria e SHBA kërkon ta bëjë publike në një moment të veçantë politik. Logjikisht, “spekulimi” i Kokalarit mund të mos jetë i tillë, e shpejt të kemi publikimin e këtij ndëshkimi të ri për Berishën.

Por ajo që bien ë syn ë këtë rast është shifra  gati 8 milionë dollarëve që përmend aktivistja shqiptaro-amerikane. Një shumë e papërmendur nga PD dhe drejtuesit e saj, Por që dalja e kësaj shifra ka shumë gjasa që do të prodhojë një bombë mediatike. Kjo jo vetëm për shifrën e lartë, pra 8 milionë USD pa përmendur burimin, pore dhe objektivi jologjik i harxhimit të këtij mali me para.

Me 8 milionë dollar Sali Berisha mund të kishte ngritur dhe ndezur një lëvizje opozitare vibruese si ajo që ndodhi me Zoran Mamdanin në Nju Jork. i cili, edhe pse kishte kundër të gjithë miliarderët më të fuqishëm të metropolit amerikan, ja doli të ketë me vete atë që quhet Gjenerata Z, pra një numër të madh vullnetarësh të rinj. Të cilët natyrisht që i ka financuar dikush për të qenë aktiv dhe të mundur që të ngrinin një lëvizje aktive. Siç u tha, shifrat që kishte harxhuar Mamdani ishin ku me Michael Blumberg, Manjati i Airbnb, apo edhe  Reid Hoffman apoThomas Steyer, shifrat shkonin deri në 50 milionë dollarë.

Paratë e miliarderëve ishin harxhuar kryesisht në reclama në rrugë, makina, televizione e radio, kurse Mamdani, fondet i shpenzi vetëm në platformat dhe aplikacionet online dhe rrjetet sociale. Mire që fitoi, por sipas analistëve të rrjetit, ky investim i dhanë atij një vizibilitet viral në rrjet gati 20 herë më shumë se rivali i tij Andrew Cuomo që u mbështet nga miliarderët.

Shpenzimi i të gjithë ato parave nga Berisha, ku majft thnë se ka edhe më, duket se është një veprim nga halli, si pasojë e dëshpërimit. Jo më kot u prodhuan fabulat se në janar Rama merret me helicopter dhe në shkurt doktorit i hiqet Non Grata. Ndërkohë siç thotë Evi Kokalari, “thika” mund të rrotullohet edhe më në plagë.