Frrok Çupi: Burgu i deputetit Salianji u kthye në biznes

Frrok Çupi: Burgu i deputetit Salianji u kthye në biznes

Ervin Salianji

Mbrëmë u dha vendimi se një njeri në Tiranë do të burgoset. Prangat priteshin mbrëmë. Por u shtynë për një arsye…, që do ta flasim pastaj. Sot askush nuk fliste më për ‘gjykatën e poshtër që na mori djalin tonë’, por flitej për ‘burgun’. Burgu i atij djalit që i bie të jetë deputet i Kuvendit, mori dhènë sikur të ishte një sebep i të gjithëve. Burgu i deputetit Salijanji u kthye në biznes.

… Madje kjo ishte arsyeja pse plasi gëzimi mbrëmë për shtyrjen e burgut. Sepse do të shtrohej puna, do të mateshin farkëtarët, do të bëheshin ofertat, caktohen afatet dhe terma të tjera…. Për çmimin që do të vendosej për mbrojtjen e burgut ( njësoj si edhe për mbrojtjen e të burgosurit) vjen një shans i mirë: I burgosuri është deputet e madje i njohur si i ‘kamun’ në financa.

Të gjithë u vunë në lëvizje:

Kryesia vendosi që në 6 tetor të djegë vendin por Salijanjin të mos e dorëzojë. Demonstratë atë ditë. Deri atëherë Salijanji do të jetë akomoduar në ditën e nëntë të burgut, e nuk ia ndjen më as paguan më.

Tani për tani biznesi do të zhvillohet vetëm brenda llojit, d.m.th PD.

Para se të ndodhë burgu, palët po merren vesh për një kontratë më të shpejtë. Gazetarja Shevroja që ndjek zhvillimet, raportoi: “Qetësi në selinë blu. Salijanji ndodhet me Gazment Bardhin dhe nënkryetarin e Kuvendit, Agron Gjekmarkaj. Ka një konsultim mes tyre për hapat që do të vijojnë. Selia blu është duke parë të gjitha hapat pas ngjarjes së djeshme’.

Harta e burgut ndodhet mbi tryezë.

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Tabaku, mëson punën e kolegëve dhe merr masat e veta: Anulon mbledhjen e ‘komisionit për Europë’, pse na burgosen Salijanjin. Brofën të gjithë alias europianë!. Në Europë po vjen një frymë e re e dyerve të burgjeve, kush kryen krim shpëtohet nga kjo ‘Frymë’. –Oferta!, oferta!… Hajde se po mbaron!’

Edi Paloka i PD bën deklaratën: ‘Do destabilizojmë vendin!’. Ky ka mbetur vetëm, edhe pa ata që nuk ekzistojnë më parë në PD. As ofertë ka.

Gazment Bardhi i PD që u zemërua pse Rama e krahasoi me B. e madhe dhe B. e vogël, nuk ia fal. I shkruan letër Elisa Spiropalit që ta arrestojnë jo sot, por nesër Salijanjin’. Rritet pazari nëse ndodh kjo.

Nuk pushojnë lëvizjet. Duket se jemi në një skenë mamlukësh, osmanësh, anglezësh, shqiptarësh…, kundër Napoleonit atje në Egjiptin e viteve 1880 kundër Napoleonit.

“Dërgo një ferman se trimat tanë po vijnë e ata trimat e shkretëtirës të mos nguten!, shkroi një shqiptar nga Abukir.

“Vaporët osmanë po mblidheshin nga të gjitha anët për të sjellë ushtarë të rinj. Atëbotë, kur nuk funksiononte posta, e veçmas për ushtarët shqiptarë se nuk dinte kush t’u shkruante nga familjet, çdo vapor i ardhur sillte risi…’shkruan për këtë betejë gazetari kosovar Nehat Islami.

Nehati ishte në Kajro, por po të ishte sot në Tiranë nuk do të dallonte ndryshim. Këtu të gjithë janë vënë në lëvizje, duket se priten edhe pamporë për të prurë militantë.

Të gjithë lëvizin; madje kanë lënë ‘pa roje’ burgun e vetë liderit të tyre Sali Berisha, që pozicioni në burgun shtëpi të katit të tetë nuk e favorizon më shumë se një zog të rrënuar në parvaz.

Por ai iku, tanimë; këtë e dinë udhëheqësit e rinj të PD. Puna mbetet të mbrohet burgu më i ri. PD, në këtë zakon është e gatshme të mbrojë cilindo që burgoset pse ka kryer krime. Nëse kryen krime- sipas logjikës së PD- ke mbrojtjen e Partisë Demokratike. Kjo është e tëra.

Thirrja e hapur e kësaj here mbetet e hapur edhe për të burgosurin e radhës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore