Frrok Çupi: E kishim këtu vrasjen me pagesë, veçse e paguante shteti

Frrok Çupi: E kishim këtu vrasjen me pagesë, veçse e paguante shteti

… Sikur nuk e kishim vrasjen me pagesë?…, ja mu mes nesh e kishim!

E solli puna që të flitet me afsh përsëri mbi nocionin ‘vrasje me pagesë’; bash për arsye të vrasjes së tre djemve ‘të shënuar’ mbi urën e Fushë- Krujës. Disa praktikantë të vrasjes me pagesë po akuzojnështetin si ‘pjesëmarrës në akt’,  të tjerë po bëjnë  si të çuditur se si ‘mbiu kjo mes nesh’.

Veçse ka ndryshuar trajtë dhe dramacitet; por këtu e kishim:

Trajta e pagesës ‘me nder’.

Trajta kulmore e kësaj ‘pagese me nderin’ është shfaqur në fund të marsit të viti 1997, rasti: në rrugën e vjetër buzë lumit Fan. Presidenti i Republikës kishte lëshuar thirrjen ‘të sulmojmë Jugun, se po na sulmojnë!’, dhe u mbushën kamionë me militantë e të rinj që çoheshin në Vlorë. Në të errur, një djalë trembëdhjetë a katërmbëdhjetë vjeç, nis e qan dhe thërret ‘o nanë…, dua të shkoj në shtëpi’. Përgjegjësi i ngarkesës i tha të pushonte se po ‘shkojmë në luftë!’. Djali nuk pushoi, por kërceu nga makina. Tjetri nxori kallashin dhe… e la djaloshin në gjak aty në cep të rrugës… Makina shkoi drejt Vlorës. U vranë me mijëra me atë rast, të gjithë me pagesën e shtetit. Por ky djalë buzë Fanit u vra me ‘pagesën e nderit’ që përgjegjësi i makinës i kishte dhënë fjalën presidentit.

Trajta e pagesës ‘me post’:

Edhe kjo pagesëështë. Në tetor të vitit 1995, një tufë me agjentë të SHIK-ut u vërvitën në biznesin e Remzi Hoxhës, Remziune futën në njëmakinë, e drejtuan drejt zyrave të SHIK në Shëngjin…, dhe nuk e ka parë kurrë më njeri. Truproja më i afërt i presidentit ka thënë se ‘trupin ia hodhën në det’.

Djali i Remzi Hoxhës ka deklaruar:

“Personat e implikuar nga më i larti janë: Sali Berisha, Bashkim Gazidede, Ilir Kumbaro, Arben Sefgjini, Budjon Meçe dhe AvniKoldashi”. Vrasës me pagesë, si këta mbi ‘Urë’. Këtë Arben Sefgjinin, edhe pse i dënuar si pjesëmarrës në vrasje, kryeministri Berisha e emëroi Drejtor i Drejtorisë së Tatimeve. Shkonte e kthehej nga zyra i ruajtur nga një vargan me policë, i burgosur por megjithatë ‘Drejtor i Madh’. Berisha po i paguante hakun e vrasjes, e paguante me post.

Trajta e vrasjes me pagesë ‘për pushtet’.

Edhe këtë trajtë të ‘pagesës’ këtu mes nesh e kishim; nuk e di pse bëjnë sikur çuditen. Megjithëse mund të them diçka pse ‘çuditen’. Janë pikërisht ata që e kanë paguar vrasjen e të tjerëve me histerinë për të qëndruar në pushtet me çdo kusht; dhe tani projektojnë veten në urën mbi Fushë- Krujë. Në 21 Janar 2011, qeveria vrau katër protestues kundër korrupsionit; i vrau mu në oborrin e selisë së qeverisë. Sot e kësaj dite, ish- kryeministri mban peng tytën e armës, plumbin dhe heard- diskun e regjistrimit të vrasjes. Por askush nuk thotë dot se të katër nuk u vranë nga armët e Gardës. Edhe në vrasjen e tre ‘të shënuarve’ në Fushë Krujë del se u përdorën metoda ushtarake. Edhe Fatmir Haklajështë vrarë me mina dhe njerëz të pajisur me uniforma të shtetit…. Të gjitha vrasjet e këtij lloji kanë pasur një pagesë, pagesë të rëndë; por ka paguar shteti.

Sapo ndodhi ngjarja në Fushë Krujë, ish- kryeministri tha pa u menduar: ‘Po, ka lidhje qeveria me ata!’. I erdhi ajo që kishte bërë.

Kthimi i ‘fshatit’ pa vrasës dhe modeli i Mesjetës.

Tani shoqëria duket sikur ‘kërcet’ më shumë se më parë. ‘Po bëhen edhe vrasje me pagesë!’, alarmohen disa. Po bëhen vrasje vërtet, por edhe kjo punë e ‘të mbrapshtëve’, siç thotë Kanuni i Mesjetës, duket se është nga fundi. Tani vrasja me pagesë nuk ndodhet në zemër të shtetit, siç e kishim. Nëse kësaj here ‘hiqen qafe’ Sali Berisha dhe Ilir Meta, përfundon edhe epoka e vrasjes me pagesë nga shteti. Më duket se kjo po ndodh.

Pesë a gjashtë shekuj të kaluar lloji i ‘pagesës për vrasje’ hidhej poshtë me neveri e ndëshkim. Vrasësithërritej ‘hjekës’, ‘hjekës i shokëve dhe i grave’, ‘cub’, ‘brac’, ‘biramel’, ‘grabitës’, por jo njeri i pranuar. Në kohën tonë u quajtën ‘president’, ‘kryeministër’, ‘ish- kryeministër’, ‘legjendë’, ‘demokrat’…

Sidoqoftë, këtu e kishim vrasjen e Fushë- Krujës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 18/07/2022 18:55

    HJEKÈSI kishte tè nevojshme 1 milionè votat, pèr tu bèrè President. A e mban mend njeri se kujt ia dhamè ato vota? Pse vallè zgjodhi ai HJEKÈSIN? Me pagesè Frrok, me pagesè. Ne shqiptarèt, kemi shekuj qè hapim varret tona DHE PAGUAJMÈ PÈR TO. Sot, bèjmè sikur çuditemi kur shohim se ku mbèrritèm. Nga njè Republikè ku spiunonte burri gruan dhe djali babanè (pyesni Fatos Lubonjèn), u bumè REPUBLIKÈ CUBASH DHE MAFIOZÈSH. Pèr kètè, nevojitej shkatèrrimi i organeve tè rendit dhe "zèvèndèsimu" i tyre me ata tè hijes sè plepave. E bènè shqiptarèt Frrok, atè qè hasmi as nuk e èndèrronte dot. Nèse dikush sot èshtè i interesuar tè kthejè rrjedhèn e ngjarjeve,,duhet doemos tè jetè i pèrgatitur pèr tè bèrè armiq, ndryshe nuk funksionon. Ky i sotmi, nuk èshtè pèr atè punè. Ky èshtè shoku i Dakove dhe Beqajve, Kokave dhe Tahirève. Mè thuaj me kè rri, tè tè them se kush je.

    Përgjigju
  • $%^: 18/07/2022 18:43

    Ke shume te drejte or mik jo se jane te mire politikant e tjere,po kur del Berisha ne TV o zot sa shpejt e ndrroj kanalin nuk munde ta duroj as nje sekonde me vjen me vjelle ushqimin,pale kur flet se i dhimbset populli pupupu funi botessssss.

    Përgjigju
  • Anonim: 18/07/2022 17:31

    ERDHEN NE VLOR NE 5 TE MENGJESIT TE GJITH VRASESIT ME PAGES TE SALI BERISHES , TE GJITH KAMZALLINJT LYSH E KELYSH ERDHEN DHE I ZHVESHEN LAKURIQ KE HOLLIDEJ TEK STACIONI AUTOBUZIT NE QENDER TE VLORES I RRAHEN E I PERCOLLEN , POR SALI PLEHRA NUK U KENAQ ME KAQ DONTE ME SHUM DHE E BEN VLOREN ME BANDAT E TYRE SI SALIU SI FATOSI , ERDHEN MERCENARET E SALES DREJTUAR NGA MYFTAR LUMNESHI KU BRIDHTE SA NE VLOR PASTAJ NE PERMET KY TRIMI SALES KU TREGONTE ME SHUM DESHIR SI PERDHUNUAN GRAT, VIN NE TIRAN DHE ME HORRAT E SHPELLARET E SALES SALI LUSH BERISHEN HAPEN DEPOTTEK SHKOLLA SKENDERBEJ , NE VLOR FILLOI LUFTA E BANDAVE TEK URA E MIFOLIT NUK MEREJ VESH E KUJT ISHTE BANDA E SALIUT ME GAXHAIN APO E FATOSIT ME ZAN CAUSHIN , U VRAN ME SHUM SE GJYSMA NE COLE ZANI ME PLEHRAT E VET SHKONIN NEPER SHPI KUSH KISHTE VAJZA TI PERDHUNONTE ,FILLOI TE RREMBENTE BIZNESMEN KUSH ISHTE GRUA BIZNESMENE E PERDHUNONTE JU KERKONTE DHE SHUM TE MADHE LEKESH, NGA ANA TJETER BANDA E GAXHAIT TE NJEJTEN GJE JU DILNIN NJEREZVE PER TI GRABIT ME AUTOMATIK NE KOK , TE GJITHA KETO ERDHEN NGA SALI BERISHA NGA JASHTEQITJA E SHQIPERIS KY NJERI I PAFYTYR KY NJERI SERB I BIRI I NJE SERBI DOGJI ,SHKATERROI ,VODHI, PLACKITI , KY NJERI QE MERREJ ME FUFT NE KURBIN KU THOSHTE SE ME DJEMT E MAMURRSIT PUSHTONTE SHQIPERIN , KY VJETERSIR QE VAZHDON ME ATE GOJEN E NDYR DEL E BEN MORAL ,KY PLAKU MERE MENDON SE NUK I DIN NJEREZIT BEMAT E NJE NJERIU QE U RRIT MES KAFSHEVE DHE MENDONTE SE SHQIPERIA ISHTE XHUNGEL NGA KY NA KA ARDH E KEQJA ,KY ESHT KANSERI I SHQIPERIS ,NJE NJERI QE DHE KUR DEL NE TV TE VJEN PER TE VJELL ,DUHET THEN KU JE ENVER SE ISHIM SHUM MIR NE KOHEN TENDE , POR PRAPASKENAT QE RAMIZ ALIA I MESOI KY I ZBATOI ,NQS KA NJERI QE DUHET TE VARET KY ESHT SALI GERDECI QE I DALT NGA HUNDET ATA FEMIJ QE VDIQEN E PROVOFT DHE TE VUAJ SI ATO NENA QE JAN ME TE ZEZA SOT E KESAJ DITE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë