Frrok Çupi: Fantazma e Millosheviçit në PD

Frrok Çupi: Fantazma e Millosheviçit në PD

Selia e Partisë Demokratike

Në Partinë Demokratike ka rënë bomba, por këta po bëhen gati për zgjedhje. Njësoj si në përrallën ballkanike ku tregohet se si kishte ‘ngordhur kali’.

Përralla:

Vëllai vinte nga ushtria dhe takon të vëllanë:

-Ka ngordhur kali, vëlla!- i tha ky që e priste.

-Ça thua?!, kali i bardhë?… Po ça ndodhi?

-Kur u dogj shtëpia, vëlla, zjarri e zuri kalin në haur.

-Ça thua, edhe shtëpia është djegur?

-Po vëlla, u dogj. Dikush ia vuri flakën ditën kur po varrosnin babën..

-Po ça thua!?… Edhe baba ka vdekë?

– Po vëlla.

Realiteti, jashtë përrallës:

Në Partinë Demokratike ‘ka vdek baba’ Berisha, por këta po bëhen gati për zgjedhje. Edhe pse Berisha ‘ka rënë’ nën sulmet e Amerikës, këta bëjnë sikur nuk ka ndodhur kurrgjë. Të njëjtën gjë bënë në vitin 2006 bijtë e Saddam Hussein- Uday Hussein, Raghad Hussein, Qusay Hussein, Rana Hussein, Hala Hussein…. Këta, edhe pse babai ishte fshehur në një shpellë, dëshmonin luks dhe rezistencë kundër Amerikës.

Pasnesër Partia Demokratike thotë se do të zgjedhë kryetarin; por në fakt ‘do të martohet me gruan që kishte’. Kryetar do të jetë prapë ai që ishte, Lul Basha; ndërsa tre të tjetër do të jenë armiq.

Salla dhe zemrat e anëtarëve të PD do të mbulohen nga fantazma e Berishës. Ai e çoi PD- në nga një aspiratë për demokraci, drejt greminave të minuara të Demokracisë, tani PD është një neveri. Lufta që ka shpallur kundër Amerikës është lufta e fundit që ka zhvilluar kundër njeriut, kundër pronës, kundër ligjit, kundër të drejtës dhe shtetit.

Edhe ‘kasapi’ tjetër i Ballkanit, Millosheviç, para dhe pas vdekjes e mbuloi Partinë Socialiste të Serbisë me hijen e tij. I akuzuar për ‘krime kundër njerëzimit’, guxoi të lëshojë hije; por më shumë guxuan ata të Partisë së tij Socialiste që të mbulohen ‘me krenari’ nga hija e tij. Kështu është, njësoj, në PD: Të katër kandidatët, inkludë Basha, betohen për Berishën. Jo se të gjithë e duan me shpirt, por se askush nuk fiton në PD nëse nuk do ‘Millosheviçin’ e Tiranës. Edhe Berisha ka kryer krime kundër njerëzimit dhe e pret Haga, por këta janë të dominuar nga hija.

Diktatori Millosheviç, kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, u dorëzua në 9 qershor 1999, por edhe në zgjedhjet e vitit 2019 mbetet ikonë e Partisë së tij për fitore, partia e tij mendonte se duke mbajtur tabelat me fytyrën e ‘kasapit’ do të fitonin më shumë në votime.

Këta të Tiranës, anëtarë të PD, ish- ministra, hajdutë, të korruptuar, gazetarë…,  janë vënë në radhë sulmi kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Arsyeja: Sepse Amerika ka zbuluar dhe denoncuar krimin e Berishës kundër popullit të vet dhe kundër stabilitetit në rajon. Sa herë Berisha sulmon Amerikën, Amerika lëshon edhe një urdhër ekzekutiv: Një herë për ta izoluar, një herë tjetër për ta gjykuar, hera e fundit për të sekuestruar pasurinë e tij me të cilën rrezikon Shqipërinë dhe Ballkanin. Ndërsa skllevërit ‘demokratë’ duan babën para Amerikës dhe para kombit.

Këta po ngrenë krye e po thonë se ‘gjykata është kriter, Berisha nuk është i dënuar’. E si mund të dënohen tiranët sa janë gjallë? Kjo hije e mbulon PD-në. PD do të mbrojë Berishën dhe Bashën dhe do të shkojë poshtë e më poshtë. Edhe Millosheviç iku nga kjo botë pa u dënuar. Ai vdiq në Hagë para se të jepej dënimi. Por pyeteni një fëmijë qoftë edhe në Afrikë, a ishte Millosheviç një kasap?…

‘Jo!’, do të thotë vetëm Lul Basha dhe miqtë e tij. Po na e lënë nderin e kombit nëpër zvarranikët alias Milloshevic dhe Berishë.

Lul Basha është njësoj si nipi i Millosheviç, 17 vjeçari Marko. Markon e ftoi Partia Socialiste Serbe në kongresin e saj, e ftoi si një ‘i nderit’. E di pse e ftuan? Për të fituar vota- menduan. Mirëpo humbën e humbën. Tani Milloshevic është i padënuar, por edhe ai që mbeti simboli i dhunës në Ballkan. Basha është sot një ‘Marko’ i Berishës; vetë Berisha e ka deklaruar si ‘bir i tij’.

A bën dëm apo dobi sot Berisha ende i padënuar në Hagë? Në Tiranë, apologjetët po e mbajnë në duar Berishën si hajmali të ‘nderit’ dhe te ‘fitores’.

Mes Berishëns dhe Millosheviç, ka një ndryshim: Millosheviç qëndroi në pushtet vetëm 18 vjet, ndërsa Berisha 30 vjet. Millosheviç dhunoi shqiptarë- dmth., njerëz të kombësisë tjetër; ndërsa Berisha dhunoi shqiptarët, njerëzit e etnisë së tij… 30 vjet, pa pushim. A mos vallë kjo do të thotë se hija e Berishës do të jetojë më gjatë se e Millosheviçit?!

Po PD, çfarë do të bëjë? Prapë dhunë?. Apo do të ngrihet përmes luftës kundër Amerikës? Ka vetëm dy rrugë: O me Amerikën dhe popullin e Shqipërisë, o me Berishën…

Në PD ‘lum kush të rrojë’ pas kalit të përrallës.

Selinë e Partisë së Millosheviç në Beograd sot e vizitojnë shumë turistë. Selia është një pallat shumë katesh, por e kthyer në një tub të shpuar nga lart me bombat e NATO-s. Shikojeni dhe masni hijen.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen