Frrok Çupi: Floriani 18 vjeç, në burg ka gjetur qiriun

Piktura e Florit

Në të gjitha shkrimet dhe thëniet mbi Florin, kudo shkruhet ‘djali 17 vjeçar’ sot e kësaj dite. 17 vjeç Flori ishte para një viti, ditën kur ‘iu fik qiriu’ i jetës. Por prapë i thonë ’17 vjeç’. Për të gjithë të tjerët, koha e Florit ka ngrirë aty ku ndodhi ngjarja: kur mori armën dhe vrau për babanë.

Ndërsa për Florin koha e tij po ecën, sigurisht jo normale, por vetë Flori e ka vënë në rrugë kohën; pikë- pikë, si kërmilli. “Sa herë kam kohë, futem në dhomë dhe pikturoj’, thotë Flori për mediat. Para pak ditësh, në sallën e Artit dhe Komunikimit në selinë e qeverisë, u hap një ekspozitë me veprat e Florit në pikturë.

“Nuk jam rritur me idenë e gjakmarrjes… Ishte një moment që më shkatërroi gjithçka…. Kam gabuar dhe jam penduar, Unë do të vazhdoj shkollën dhe pikturën”, ka thënë Floriani.

Floriani 18 vjeç, në burg ka gjetur qiriun

Tani Floriani ecën me shpejtësinë e kërmijve, por nuk i ngrin koha kurrë. Ai nxiton- me të tijën,- por nxiton brenda mureve të burgut, pa mundur ta shpenzojë gjithë kohën e vlefshme. Jo vetëm pse është 18 vjeç e njerëzit e quajnë prapë ’17 vjeçar’, por Flori nuk e ngrin kohën.

Madje filozofia e tij është që ta kthejë në mundësi edhe kohën e kaluar. Ai ka në dispozicion disa ‘vlera’ nga izolimi që të tjerët nuk i kanë. Duket si paradoks, por kështu është. As Flori nuk ka dashur t’i ketë vlerat e izolimit, por ka mundur t’i kthejë në favor të artit të tij të pikturës.

Pamfletet e përpjekjeve të disa autorëve për ‘kthimin e kohës’ së kaluar, në fakt nuk hyjnë shumë në punë; Flori ‘gia’ i ka të realizuara përpjekjet.

Për shembull, këshillat thonë se që të fitosh kohë, mos e kontrollo Email-in që në mëngjes. Sepse kjo ju shpërqendron që ta filloni ditën në mënyrë të fokusuar te diçka. Flori nuk ka email aty ku ndodhet- në izolim; edhe objektin e ka të fiksuar- pikturën; ngrihet e u afrohet ngjyrave mëngjes për mëngjes.

Për shembull, sipas këshillave të sociologëve, një djalosh i moshës së Florit duhet që fillimisht të vendosë prioritetet kryesore të ditës. Flori e ka më të thjeshtën, ai nuk ka shumë prioritete, ka vetëm pikturën aty në izolim, dhe ka një motër në liri. Pas vrasjes së babait, e ëma menjëherë vrau veten dhe Flori mbeti jetim kur ishte vetëm 4 vjeç.

Edhe këshilla që ‘kush ka vullnet të kthejë kohën e humbur’, duhet që qysh në orën e parë të ditës ta nisë me diçka kreative-, edhe këtë Floriani e ka të zgjidhur si më i miri në botë: E nis ditën aty ku edhe ka ëndërruar gjithë kohës në izolim- te piktura…

Në pikturat e Florianit, që dallohen për mrekullinë e plastikës dhe të karaktereve, shkrihen të dy kohët- edhe ajo që kaloi para syve të djaloshit në fëmijërinë e hershme, por edhe koha që vjen.

Motivi më i gjetur në pikturën e Florian Përvathit, djali 18 vjeç, është qiriu. Në gjashtë piktura që arriti gjatë një kohe të caktuar, dy prej tyre kanë një qiri të ndezur. Ai është një artist i përmasave të mëdha, qoftë edhe duke parë dritëzën e qiriut: Është

Motivi më i gjetur në pikturën e Florian Përvathit, djali 18 vjeç, është qiriu. Në gjashtë piktura që arriti gjatë një kohe të caktuar, dy prej tyre kanë një qiri të ndezur. Ai është një artist i përmasave të mëdha, qoftë edhe duke parë dritëzën e qiriut: Është një dritë që dridhet, aq delikate sa të zë frika se po shuhet, por është një dritë në atë mjedis gjysmë të errët. Në njërën prej pikturave me qirinj, Flori vetë ka shtrirë duart rreth qiriut, ndërsa në pikturën tjetër- qiriu ndriçon edhe disa trupa të tjerë, ndoshta moshatarë.

Floriani 18 vjeç, në burg ka gjetur qiriun

Në të dyja, Flori ka gjetur dritën që do të ndjekë: Qiriu është më i vjetri, më i sigurti, më në dorë të njeriut dhe më i përdoruri për ndriçim nga prindërit dhe gjyshërit e tij.

Flori lëviz mes portreteve të mëdha; të mëdha për nga mendimi dhe mesazhi. Në një prej tyre është vetë ky, por i rritur sa babai i tij. Edhe tiparet e fytyrës janë të ashpra, shumë të thella e mbresëlënëse- si edhe jeta e tij e shkrirë në jetën e të atit…, ose si portreti i të atit i shkrirë në fytyrën e tij… Pastaj burra heroikë, deri te ngjasimet me Heroin Kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Asgjë nuk është si e dikujt tjetër.

jë dritë që dridhet, aq delikate sa të zë frika se po shuhet, por është një dritë në atë mjedis gjysmë të errët. Në njërën prej pikturave me qirinj, Flori vetë ka shtrirë duart rreth qiriut, ndërsa në pikturën tjetër- qiriu ndriçon edhe disa trupa të tjerë, ndoshta moshatarë.

Floriani 18 vjeç, në burg ka gjetur qiriun

Në të dyja, Flori ka gjetur dritën që do të ndjekë: Qiriu është më i vjetri, më i sigurti, më në dorë të njeriut dhe më i përdoruri për ndriçim nga prindërit dhe gjyshërit e tij.

Flori lëviz mes portreteve të mëdha; të mëdha për nga mendimi dhe mesazhi. Në një prej tyre është vetë ky, por i rritur sa babai i tij. Edhe tiparet e fytyrës janë të ashpra, shumë të thella e mbresëlënëse- si edhe jeta e tij e shkrirë në jetën e të atit…, ose si portreti i të atit i shkrirë në fytyrën e tij… Pastaj burra heroikë, deri te ngjasimet me Heroin Kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Asgjë nuk është si e dikujt tjetër.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?

×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë