Frrok Çupi: Kush po arratiset, disa të rinj apo vetë presidenti?

Frrok Çupi: Kush po arratiset, disa të rinj apo vetë presidenti?

Sali Berisha 1997

Vallë cila do të ishte dramatike:

E para që Presidenti i Republikës i vë zjarrin vendit, thith urrejtjen e popullit të vet dhe tenton t’ia mbathë jashtë vendit për të shpëtuar kokën?

Apo 500 mijë, 700 mijë, 1 milionë të rinj apo jo aq të rinj që shkojnë në vendet e Europës, pa asnjë rrezik në udhëtim, pa asnjë frikë, dhe atje punojnë pse mendojnë se ‘është më mirë aty”?

Të arratiset presidenti që ka hyrë në gjak me popullin apo të jetë njeriu i lirë të zgjedhë çfarë të bëjë?

Nuk është fantazi, as edhe një ëndërr e keqe. E kemi përjetuar këtë dramë. Madje pak më parë kishim përjetuar dramën e pushkatimit të atyre që tentonin të kalonin kufirin, deri në vitin 1992. Pas kësaj date vazhdoi po ajo dramë; veçse largimi në masë, pa asnjë mundësi jetese në vend. Në kufi nuk ndodhej më ushtria shqiptare por ishte deti me gojë të madhe, mali me ujqër e armë…, që gëlltiti jetë njerëzish…

Tani këta që tentuan arratisjen nga vendi për shkak të krimeve kundër njerëzimit, kanë vënë duart në kokë se ‘po arratisen të rinjtë nga vendi’.

I dëgjova sot gjithë ditën nëpër tribuna partish makabre, dhe më erdhën para syve ditët kur presidenti i Republikës kërkonte një helikopter që të arratisej nga vendi.

Ishte marsi i vitit 1997. Sali Berisha, në datë 3 vuri përpara si bagëti deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe urdhëroi: ‘Më votoni për mandat të Dytë, ndryshe…’. Ndryshe, banditët rreth presidentit prisnin jashtë sallës me kallashnikovë në duar. Kjo ishte data 3.

Në datë 4 të marsit, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën Nr. 1101 për të vendosur në Shqipëri një operacion ushtarak që të mbronte qytetarët shqiptarë nga ushtria ilegale e presidentit. Në Vlorë, ku ndodhesha gjatë gjithë luftës, pa asnjë ndërprerje, djemtë e Labërisë kontrollonin Urën e Mifolit, bregun e Detit dhe hyrjen nga Mesapliku. Ditë e natë, me pishtarë në duar se ‘mos na vjen dushmani’. Dushmnai ishte presidenti Sali Berisha.

Bota ishte tmerruar nga mizoria e presidentit kundër popullit. Kishte mbledhur mijëra civilë nga krahinat e Veriut të vendit, i kishte armatosur, i kishte ngarkuar si thasë me byk nëpër makina dhe i kishte nisur që të luftojnë në Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Kuçovë, Cërrik…, kudo në Jug. Skalioni i dytë i sulmit përbëhej nga ushtarët iranianë të dezertuar në Bosnjë Hercegovinë dhe do të luftonin në Vlorë.

Po në datë 4 mars, një ditë pasi u rizgjodh, votuar me grykën e armës, Presidenti urdhëroi ekuipazhin e aviacionit reaktiv UTI MiG-15 me dy pilotë në bord, që të ngjiteshin mbi Vlorë dhe të sulmonin popullin me armë kimike.

Dy pilotët, Ardian Elezi dhe Agron Daci, i dolën duarsh presidentit gjakatar, nuk sulmuan vëllezërit e tyre, dhe fluturuan drejt Italisë duke njoftuar më parë: ‘Kemi ngarkesa armësh kimike”. Italia pranoi pilotët shpëtimtarë. Por ndërtoi edhe një mision të tërë shpëtimi për shqiptarët e sulmuar nga kreu i shtetit. Operacioni i kryesuar nga Italia u quajt Alba, si një agim për Shqipërinë. Përgjegjësinë e ruajtjes së paqes mes presidentit dhe popullit në Shqipëri e mori Korpusi i Tretë i Ushtrisë Italiane. Ky ishte misioni i parë shumëkombësh i udhëhequr nga Italia që në kohën e Luftës së Dytë. 11 vende nga bota dërguan ushtarë në Shqipëri ( gjithsej 7265 trupa ushtarake), për të mbrojtur paqen mes shtetit shqiptar dhe qytetarëve shqiptarë.

Ato ditë, presidenti në jerm lëshoi thirrjen se ‘po vjen Vlora të më vrasë!’. Kërkoi avionin, jo avionin që u ul në Itali pasi nuk qëlloi mbi Vlorë. Kërkoi helikopter dhe leje për të zbarkuar në Europë. Helikopteri u ul në fushën e stadiumit Qemal Stafa. Edhe disa gazetarë militantë lëshuan alarmin se ‘presidenti po arratiset’.

Por me sa duket, Perëndimi nuk e pranoi që atëherë, si sot.  Presidenti i arratisur shpiku ‘vrasjen nga populli’, por nuk iku dot. Ditën kur u çlirua selia e presidentit, pas zgjedhjeve të 29 qershorit, në atë seli nuk mund të hyhej më. Miltantët dhe militarët që ruanin Berishën kishin ndotur çdo cep të asaj godine ruso- kineze. U deshën gati tre muaj punë pastruese. Nuk ishte atëherë as Veliaj kryetar Bashkie, që të sillte ushtrinë e pastrimit…

… Tani presidenti i arratisur dhe i pa bitisur qanë hallin e qytetarëve të lirë që shkojnë në Europë. I vetmi që nuk lejohet të shkelë në atë kontinent, është po ky.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Pediatrja e njohur Mirela Petre Sula: Mos nënvlerësoni viruset tek fëmijët në periudhën vjeshtë-dimër

Pediatrja e njohur Mirela Petre Sula: Mos nënvlerësoni viruset tek fëmijët në periudhën vjeshtë-dimër