Frrok Çupi: Meloni mund të jetë Kingmaker në BE, po Tirana ku është?

Frrok Çupi: Meloni mund të jetë Kingmaker në BE, po Tirana ku është?

Giorgia Meloni

Sot është dita e dytë e zgjedhjeve për në Parlamentin Europian, në 21 shtete. Partitë e djathta pritet të fitojnë shumicë. Në krye të grupimit të të djathtës pritet të jetë Giorgio Meloni.

Të gjitha duken të qarta, po vallë BE çfarë do të jetë në vjeshtë?

Më shumë pyetja që na intereson është kjo e vendit tonë; ku do të jemi ne në ‘hartën e re politike’?

Do s’do, spiranca e institucioneve të reja të Europës, thuajse është lidhur në Shqipëri. Këtë e konfirmoi edhe një herë Meloni, bashkë me Edi Ramën. Paradoksi: Një Europë e djathtë pritet që të marrë formë për shkak të emigracionit. Më parë se në Shëngjin, Meloni kishte udhëtuar në Afrikën e Veriut bashkë me Von der Leyen, dedikuar për punët e emigracionit.

Tirana pati gjithnjë vëmendjen dhe besimin reciprok me BE. Nga Von der Leyen, Charles Michel, Scholz e Macron dhe Rama. Një përzierje besimesh politike, por në fund të ‘pa fe’ para çështjeve jetike të kontinentit.

Duket sikur po shkruhet arketipi i vetë Giorgio Melonit:

Nisi si një makth kur fitoi zgjedhjet në krye të ‘Fratelli d’Italia’, një parti me rrënjë neofashiste. Por nuk doli aspak se ishte ‘mbretëreshë’ e së shkuarës. Meloni i la pa mend tw devotët e të djathtës ekstreme. Vizitën e parë jashtë Italisë e bëri në Bruksel, edhe pse ishte vendosur kundër bllokut. Akti i dytë që mahniti botën, sidomos djathtiste, ishte ndihma ndaj e Ukrainës në luftë kundër Rusisë. Kjo e dalloi nga Marine Le Pen e Francës dhe figura të tjera të ekstremit të djathtë që tradicionalisht kanë qenë miqësore me Moskën.

Fat i keq a i mirë, Meloni mban në bordin e anijes së saj djathtistë ekstremë si Orban apo Le Pen. Ajo ka përjashtuar në mënyrë të përsëritur mundësinë e bashkëpunimit me disa parti radikale të djathta, të tilla si Tubimi Kombëtar i Le Pen, partia Holandeze e Lirisë së Geert Wilders ose FPÖ e Austrisë.

Megjithëse kudo në Eropë partitë e ekstremit të djathtë e kishin përshëndetur fitoren e Melonit, duke pritur që liderja e Romës të bashkohet me ta kundër institucioneve të Brukselit.

Kjo nuk ndodhi, ndodhi e kundërta. Kryeministrja e Italisë rezultoi të jetë një evropianiste konstruktive. Analistët theksuan se ‘Meloni është përcaktuar në një lojë të gjatë’. Liderja e Romës ka agjendën e interesave të Italisë.

Pas zgjedhjeve europiane, që ka të ngjarë të shohin dukshëm më shumë eurodeputetë nacional-konservatorë dhe të djathtë ekstremë në parlament, ndikimi i Melonit nuk do të jetë i cenuar, përkundrazi,  mund të jetë shumë më i madh. Edhe kundërshtarët e pranojnë se ajo ka luajtur me zgjuarsi. “Kam punuar shumë mirë me Giorgia Melonin”, e cila është “qartësisht pro-evropiane”, ka thënë Von der Leyen.

Vëzhguesit thonë se nëse ajo mund të ndërtojë me sukses një urë midis konservatorëve të Evropës dhe të paktën një pjese të së djathtës së saj të fortë, Meloni mund të ndikojë në një ndryshim mjaft të fortë në drejtimin e BE-së, për çështje aq jetike si ndryshimi i klimës, zgjerimi dhe imigrimi, etj.

Jo vetëm në këtë pikë, te ‘emigracioni, zonja Meloni takohet me Shqipërinë, ku u realizua projekti model për zgjedhjen e çështjes së emigracionit.

Meloni do të përballet edhe me një çështje tjetër ‘shqiptare’ që i vjen nga Greqia. Çfarë do të bëjë me një Parlament Europian që shpall botërisht të vlefshëm një deputet (Beleri) i cili është dënuar nga ligji si kriminel i blerjes së votës?! Po BE si do të ballafaqohet me ‘Kalin e Trojës?’….Me siguri, zgjidhja do të jetë në të njëjtin stil të Melonit si me zgjidhjen e punëve të mëdha për të mos bashkëpunuar me ekstremistët në Europë.

Aj, që tani, ka marrë emërtimin si ‘kingmaker’ në Europë./ ABC News

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve

Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve