Frrok Çupi: Një armik i Shqipërisë fluturon i lirë në tokë e mbi tokën e saj

Frrok Çupi: Një armik i Shqipërisë fluturon i lirë në tokë e mbi tokën e saj

Fredi Beleri

Fredi Beleri, tashmë i njohuri mbarë e mbrapsht, është një armik i vërtetë i Shqipërisë. Sot që në mëngjes ai doli nga porta e burgut, hipi në makinën luksoze të ambasadorit të Greqisë, u bëri karshillëk gazetarëve shqiptarë dhe foli vetëm me gazetarë grekë. Eci përtokë e fluturoi për qiej, i lirë si një zog. Edhe pse Fred Beleri vepron, urren, dashuron e merr frymë si një armik i Shqipërisë.

A quhet armik i një vendi ai tipi që shërben shtetin tjetër për të pushtuar tokat tona?. Flitet shqip përpara armikut.

Në mijëra herë, kur është thënë nocioni ‘armik i Shqipërisë’, besimi ka mbetur i varur: Është apo nuk është armik? Sepse ata që akuzoheshin nuk ishin kapur me vepra në duar, ose nganjëherë ishin ‘më miq të Shqipërisë’ se sa akuzuesit.

Por Fredi Beleri është vërtet armik i këtij vendi, armik i dinjitetit dhe atdheut të dashur të shqiptarëve. Në se quhet armik një shkelës i kufirit shtetëror të vendit; nëse ky njeri hyn në komandon greke; nëse natën e 10 prillit 1994, në orën 02.30 po kjo  komando greke e veshur me uniformën e ushtrisë së këtij shteti sulmoi në befasi Postën Kufitare të Peshkëpisë, në Rrethin e Gjirokastrës dhe vrau dy ushtarakë, kapitenin e parë Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini… Aty mes tyre ishte vetë Beleri. Beleri është akuzuar, dënuar, akuzuar, ndaluar… për vrasjen e ushtarakëve.

Fredi Beleri u dënua me 3 vjet burg për ‘nxitje të urrejtjes kombëtare dhe poshtërim të Republikës së Shqipërisë e simboleve të saj’.

Në pranverën e vitit 2023, Beleri shfaqet nga një ishull nën një flamur të Vorio- Epirit dhe bën thirrje ‘të helenizojmë Himarën!’. ( Vorio Epiri është organizata famëkeqe që ka për qëllim pushtimin e Jugut të Shqipërisë). Në Himarë e presin dy grupime politike dhe e kurorëzojnë si kandidat për kryetar Bashkie. Në rrugën drejt idesë së pushtimit të Shqipërisë blen vota me paratë e Greqisë. Burgoset, por Greqia i del në mbrojtje e bën luftë të madhe. Greqia, në emër të Belerit, kërcënon dinjitetin e Shqipërisë, si të ishte vendi ynë një send pa vlerë.

Sot Beleri doli nga burgu i Fierit për të fluturuar drejt Athinës e pastaj drejt Strasburgut për t’u betuar si anëtar i Parlamentit Europian.

A është ky armiku?. Ky është.

A e ke pranë armikun? Mes gazetarësh, as iu përgjigjet.

A po i jep të drejta më shumë se të gjithëve? Fluturon si një zog mbi kokat tona.

Mbi të gjitha shtrohet pyetja: Vallë jemi të dobët apo të fortë që e lëmë armikun të losë mes fushave si fëmijët pas shkolle?

Po të ishim të dobët, do të kishim ulur kokën, siç ulën kokën udhëheqësit tanë para terroristëve në Peshkëpi, 1994.

Po të ishim të dobët, do të kishim bërë si politika greke, që në turfullim zbulon se është nervoze, e padrejtë, me shpresa pushtuese ndaj vendit fqinj. Akoma sot e kësaj dite, në shekullin 21.

Po vemë re se nuk po dëshmojmë dobësi, por qytetërimin e kohës.

Nuk di si do të bëjë Parlamenti Europian që ka brenda një blerës votash dhe një diversant të një shteti anëtar i BE kundër shtetit fqinj!? Cili do të jetë autoriteti i PE që nga dita kur Beleri i MAVI bëhet ‘Beler i PE’.  Të presim e shikojmë zhvillimet e kësaj bote të trazuar më shumë se kurrë.

Çudira po ndodhin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ARA: 16/07/2024 06:31

    Analize shume e sakte. Kjo tregon se vertet nuk jemi te dobet perpara fqinjit tone jugor por jemi

    Përgjigju
  • Aspirina: 15/07/2024 23:52

    Po kur e dije qe ky dhe greket sulmuan atdheun pse e nise familjen ne Greqi kur te kerkonte Saliu me qiri ne 97?

    Përgjigju
  • sapa: 15/07/2024 17:56

    Frrok: Beleri nuk con fare pesh ne rrezikshmerine e tij duke e krahasuar me politikanet kriminele shqiptare!

    Përgjigju
  • Ha mut: 15/07/2024 16:35

    ha. Komunist i felliqur

    Përgjigju
  • Askushi: 15/07/2024 14:19

    E ka hak te shkoj ke te shumtit,jo kshu Ndrio te pyll ka ujqer ka arinj.udhe te mbare Ndrio.

    Përgjigju
  • HAJDAR KARUC REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 15/07/2024 13:49

    Nuk ka gjē mē tē bukur e mē tē mir qē jashqitja Fredi Beleri injorant pērfaqson shtetin pler Greqin.

    Përgjigju
  • filat: 15/07/2024 11:48

    Kjo është e turpshme dhë nënshtrim ndaj qelbësirat të Greqisë.Një hajdut ordiner vrasë i dënuar edhe nga Greqia lejohet të dali nga burgu....kjo është armiqësore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?