Frrok Çupi në Report TV: Berisha me ‘Foltoren‘ po kërcënon sigurinë në rajon, ka mbledhur rreth vetes ‘kollonat‘ e sigurisë kombëtare! SHBA e sheh si një akt të rrezikshëm

TIRANË- Analisti Frrok Çupi, në studion e Report Tv, është shprehur se SHBA-ja e sheh si një akt të rrezikshëm “Foltoren e Sali Berishës“. Kjo sepse sipas tij, Berisha ka mbledhur rreth vetes 'kollonat' e sigurisë kombëtare, që janë Ilir Meta, Bujar Nishani, apo edhe Flamur Noka.

“Po rrezikon stabilitetin në rajon, pas ngritjes së këtyre foltoreve, SHBA ka konstatuar një akt shumë të rrezikshëm, se rreth tij është mbledhur e gjithë kollona e sigurisë kombëtare. Rreth Berishës është Meta që përbën një rrezik të madh për sigurinë nëse nuk ndodhet nën kontrollin amerikan, ish presidenti Bujar Nishani, që nuk është rastësisht aty, ish ushtarak, një njeri që ka pasur në dorë shumë sekrete, ish kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ajo e mbështet, është ish ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, që po kërcënon edhe Bashën që të largohet, ke Flamur Nokën“, tha Çupi në Report Tv.

Në këtë kuadër, kështu e ka interpretuar edhe shkarkimin e Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë.

"Pse u zgjodh ky post që ishte perfierik dhe nuk u shkarkuar nga kryesia apo nga grupi parlamentar, po u largua nga Sigurua, do të thotë se Amerika ka prekur se ka një grupim të caktuar dhe Berisha i ka nënsundim, dhe ka personazhe që cënojnë sigurinë e vendit dhe rajonit, e gjitha po zhvillohet në një fushë shumë të minuar, shumë delikate“, tha Çupi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genc Hunderri: 15/10/2021 22:00

    Shoku salhe do ja japi drejtimin e partis Genc Rul hunderrit fytyra më e poshtër e Shqipris e kryehajdut mbajeni shënim Genc Hunderri do bohet kryetari partis wc pd.

    Përgjigju
  • Haki: 15/10/2021 21:29

    Po ky sikur ka qene ne burg per opinion. Dhe tani thote se ata qe shprehin lirshem opinionet jane rrezik per sigurine. Nese kjo eshte e sakte, atehere komunizmi paska patur plotesisht te drejte qe e ka denuar. Ose genjen dhe prape eshte i denushem sjellja e tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj