Frrok Çupi: Rreziku që vjen nga burgu i Erion Veliaj

Frrok Çupi: Rreziku që vjen nga burgu i Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Gjithmonë në këtë botë ekziston një fije e hollë mes të mirë dhe të keqes. Kjo, shumë herë, hollohet aq shumë, por kurrë nuk është këputur, e mira reziston. Njerëzimi, bash për këtë arsye, jeton dhe përpiqet për ‘fijen’. Këtu, në Shqipëri, sa herë e kemi pasur jetën të varur në atë fije dhe kemi qenë duke rënë në greminat e mos ekzistencës.

Kur nuk u këput ajo fije edhe në luftën e marsit të vitit 1997, them se nuk ka për t’u këputur kurrë më. Po binim e do të mbyteshim në lumenjtë e gjakut që një njeri- Sali Berisha, kishte derdhur. U deshën vetëm dy njerëz të thjeshtë, Ardian Elezi dhe Agron Dajçi që ta mbanin fijen të pa këputur përballë rrezikut. Të dy ishin aviatorë të aviacionit ushtarak shtetëror dhe të dy u urdhëruan nga shteti që të ngarkonin armët kimike dhe të qëllonin mbi popullin e Vlorës, me shpresën se poshtë avionit do të vdisnin të gjithë si milingonat. Armët i ngarkuan, por i dorëzuan në shtetin fqinj.

A nuk ishte kjo fija e fundit?!

Me burgun e Erion Veliajt po provokohet kjo fije, fija mes të mirës dhe të keqes. Të shikojmë a do të ketë ‘pilotë lufte’ që ta shpëtojnë edhe kësaj here?

E shikon që sapo bën prekjen e të keqes, të vijnë të gjalla krimet e asaj lufte! Asnjë prej tyre nuk është dënuar deri më sot. Rreziku që vjen pas burgimit të Veliajt është ky: Do të lulëzojë e keqja që e zhyti vendin tonë në skëterrën më të rëndë të historisë, ndërsa të gjithë të tjerët do të dënohen. Drejtësia po refuzon t’i gjykojë, aq më pak t’i dënojë. Sali Berisha dhe të tijtë nuk dënohen, kjo është beteja e Drejtësisë. Këtu e mbyllim kapakun se do të kemi ndonjëherë Drejtësi, në daç paguaj SPAK, në daç shpreso te Reforma. Këtu këputet fija jonë dhe forcohet fija e të keqes.

Çfarë bëri Reforma? Më duket se ‘fëmijët’ kanë ndërtuar një lodër që po shpërthen si minë për të drejtën e çdo qelize në vend. Naivët e maxhorancës politike u ngopën me fjalët ‘pavarësi’ dhe ‘paanësi’. Atëherë gjykatës e prokurorë thanë: ‘ Ok, tani ejani te lali, t’ua tregojmë pavarësinë!’.

Ata, të pa varurit, bënë siç dinë vetë: Pranga kujtdo që tenton të bëjë të mira për vendin; pas pak kohe mund t’u vënë prangat të katër aeroporteve të vendit. Në anën e naivëve, ku rri populli, rrëmbyen privilegjet dhe lavdinë, ndërsa në anën e ‘katalanit’ marrin përfitime monetare dhe kamxhik. Mazokizmi ka bërë fole. E keqja e pathyeshme e drejtësisë buron nga ‘plepat’ që do të thotë zhytje e drejtësisë në krim. Qeveria ka frikë të flasë një fjalë me ‘krijesën e vet’ që është Reforma. Ministria e Drejtësisë bën ‘budallain’ dhe merret veç me burgjet.

Drejtësia e ‘reformuar’ është një këlysh që fle te këmbët e Berishës. As nuhatja për para nuk i zgjoi prokurorët, që të ngriheshin, të sekuestrojnë kontratën mes Berishës dhe lobistit LaCivita, ku fshihen dhjetëra miliona dollarë. Këto janë paratë e popullit, por Drejtësia ngop të keqen kundër të mirës.

Po, edhe gruaja e Erion Veliajt akuzohet për një milionë euro të bëra ‘tym’ në dyqanet e modës. Vetë Erioni po përflitet për tre a gjashtë a gjashtëmbëdhjetën vila. Në rregull, mund të jenë të vërteta. Por pse u dashkan mbyllur në burg pa gjykuar asgjë?! Madje edhe pasi të gjykohen e të dalin të korruptuar, Drejtësia nuk i heq fëmijës një nënë të re dhe Tiranës kryetarin që e ndërtoi kryeqytetin, pastroi menderet dhe pisllëqet e lëna nga bota e të keqes. A nuk mund të prisni që të mos asfiksoni kryeqytetin, o njerëz të pa drejtë?!

Apo që të na asfiksoni të gjithëve në një qytet që vetëm ju dhe Saliu e projektoni? Do të këputet fija dhe do të na mbysë e keqja, siç e kanë nisur këta.

Erioni do të paguajë, padyshim! Askush nuk po kërkon tjetër gjë. Por deri më sot nuk e shohim çfarë; sot në mëngjes unë pashë punëtorë të pastrimit që grindeshin mes tyre njësoj si gjyqtarë e prokurorë: Ata që e donin qytetin dhe ata që i hidhnin plehra… Erioni do të paguajë, ka plot kohë, nuk ka mbërritur as në gjysmën e jetës. Ndërsa Berisha që hapi varre e mbolli dhimbje pa fund në këtë vend, nuk ka më kohë; ai po kërkon një qoshe ku të bëjë pi-pi-në e fundit mbi mermerin e varreve. Ai po ikën pa paguar çfarë shkatërroi 30 vjet. Kur do të paguajë?

Vallë, ç’është kjo pyetje?. Drejtësia nuk e shikon të keqen. Atëherë pse pyet, vallë? Le të këputet fija!, thonë mjeshtrit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shupali: 12/02/2025 02:36

    Gjithçka që thuhet

    Përgjigju
  • Realiteti: 11/02/2025 20:46

    Ky Frok Çupoviqi është nji hale komuniste që han në grazhdin e kriminelëve rilindas që mbron nji hajdut që pasurohet me taksat e popullit shqiptar turptë keni ju komentues lëpirës që e mbroni këtë gomar plak

    Përgjigju
  • demokrat: 11/02/2025 18:53

    ky Frroku eshte dhe me i pjerdhur se Berisha.

    Përgjigju
  • Gjergj: 11/02/2025 17:33

    12 vjet, TÈ SHKUARA KOT. 12 vjet vjedhje dhe tallje me shqiptarèt. Frrokut iu kujtuan pilotèt e vitit 97,dhe mendoi se mund ti shèrbenin si objekt krahasimi. Padrejtèsi èshtè pèr Frrok Çupin, kjo qè po i ndodh Veliajt. Tè abuzosh me pushtetin, pèr Frrokèt e oborrit, ka vetèm aq vlerè, saç mund tè thuash,,,,po ai qè ka vrarè e vjedhur pse nuk arrestohet? Qindra miliona euro pèr inceneratorè inegzistentè,,mirèpo Frroku thotè,,,jo,,mos ma prekni Veliajn sepse kèputet peri. E vetmja gjè qè po kèputet njèherè e pèrgjithmonè o Frrok,,,èshtè ai litari i hajdutève me imunitet, qè tèrhiqte me vete njè popull tè tèrè. Ai po,,èshtè kèputur dhe shpresoj pèrgjithmonè. Nga kaçilja e fiqve tek milionat pèr vila tek kodra e diellit dhe dyqane tek ish blloku? Fija e perit Frrok?

    Përgjigju
    • mergim: 11/02/2025 18:23

      Gjergj E lexova komentin tend deri tek inceneratoret, sepse me tutje eshte nje masturbim truri qe u behet idioteve qe degjojne nje kriminel si Sali Berisha dhe jarget e tjera te PD si Kellici, Balliu & Co. A me thua te lutem se cfare lidhje ka Veliaj me inceneratoret? Te thuash qe Veliaj ka lidhje me inceneratoret eshte njelloj si te thuash qe ti je normal ne ate cope mishi qe ke ne koke ne vend te trurit. Lexoje mor idiot se cfare roli ka Bashkia me inceneratorin (ti thua inceneratoret) dhe pastaj beju prokuror, gjykates, noter, avokat ……. Por prape nuk ke per te kuptuar gje. Me dhimbje Gjergji, nuk te ndihmon dot njeri, Truri eshte gje e madhe plako……

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

 Rama batuta me shtabin në Elbasan: Sa foli gjeli, bufi ia shkuli puplat! PD as 5 deputetë pa Dashin! Luli mundohet, por s’bëhet! Bufi e di që do humbasë, do thotë e vodhi Sorosi

Rama batuta me shtabin në Elbasan: Sa foli gjeli, bufi ia shkuli puplat! PD as 5 deputetë pa Dashin! Luli mundohet, por s’bëhet! Bufi e di që do humbasë, do thotë e vodhi Sorosi