Frrok Çupi: Sa herë që PD-ja mbyll ciklin përdor dhunën, shqiptarët nuk e duan

Frrok Çupi: Sa herë që PD-ja mbyll ciklin përdor dhunën, shqiptarët nuk e duan

Frrok Çupi

E enjtja është dita e Parlamentit, por tashmë është edhe dita e protestës së opozitës me bllokimin e rrugëve me mos bindje civile. Zhvillimet e fundit politike kanë krijuar një dinamikë të re, por edhe pikëpyetjet për zgjidhjen e këtij ngërçi janë shtuar. Frrok Çupi u shpreh se cikli i Partisë Demokratike dhe LSI-së ka përfunduar. Sa herë që PD ndodhet në situata të tilla përdor dhunën, por tashmë situata ka ndryshuar dhe se shqiptarët nuk e duan dhunën.

Fakti që opozita nuk ndodhet në Parlament, do të thotë se ka defekte shumë të mëdha. Vendimi i opozitës për bllokimin e rrugëve, do të thotë se ka disa qëllime të tjera. Opozita si PD dhe LSI kanë mbyllur ciklin e tyre politik, po funksionojnë me mjetet e tyre, ku njëra është përdorimi i dhunës, me detyrimin për t’u koracuar si parti sepse nuk zhvillohet më tej, ose për tu kthyer si qen roje për një gjë tjetër. PD e ka mbyll ciklin për shkak se prej vitit ’92 kur ka ardhur në pushtet ka humbur pushtetin në 4 muaj.

Ka ardhur në pushtet në fund të marsit dhe në korrik nuk është votuar më nga shqiptarët, në masën 90%. Dhe pas kësaj PD e mbylli ciklin, përdori mjete e tjera, praktikisht përdori dhunën. Në momentet kur PD ka vdekur, e kam fjalën për ciklin, ka dalë prej saj nëpërmjet dhunës dhe tani është kthyer tek vetja. Shoqëria ka ndryshuar shumë dhe nuk e pranon më dhunën
”, u shpreh Çupi. Sipas publicistit, dhuna politike është njësoj si terrorizimi, vret 3 veta por frikëson 3 miliardë./ TCH

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fausto Possieri: 02/05/2019 21:06

    He se do ta kuptosh dhe ti o Frrok nese e don apo jo PD-ne ky popull dhe nese shkon drejt dhunes nuk eshte PD-ja qe po e kerkon por qeveria e Rames dhe ju meqe keni merre nje cope karrike ne atsh tani kekoni ti beni mbrotje dhe ti sahere te hedhin nje kocke je gati te mbrehesh shpaten tende te vjeter per te mbrojtur kocken qe te kan hedhur

    Përgjigju
  • Dretësia po vjen: 02/05/2019 17:19

    Po flisni o të mjerë,,nuk ju ha njeri ,,thuajini popullit cfar mendoni,,zgjohuni nga gjumi i thellë.NUK PO THEMI TË MBRONI RAMËN,,POR NËSE NUK ZHDUKEN NJI HER E PËRGJTHMON KËTA QELBËSIRA RAMA DO JET PASHA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv