Çaushesku (Nicolae), ishte një udhëheqës tragjik komunist i Rumanisë, që e bëri popullin e vet t’i lutej zotit ‘me merr n’atë jetë’.
Rumunët e kishin më të lehtë të dilnin në protesta e të vriteshin në rrugë, se sa të shkonin të vdisnin në shtëpi nga të ftohtët dhe uria.
Në protestën e fundit të jetës së Çausheskut, u vranë 4 mijë vetë në Timoshoara, qytet në perëndim të Rumanisë.
Por nuk është vetëm kjo shifër (4 mijë të vrarë në protestë) ajo linjë paralele që e afron Çausheskun me Berishën. Berisha vrau 3000 vetë në protestën kundër presidentit në vitin 1997; por nuk është vetëm kjo.
Nuk është as ministri i mbrojtjes së Berishës, zoti Zhulali. Ky u bind e sulmoi Jugun, por erdhi një moment që nuk u bind më; prandaj Zhulali u shkarkua, dhe një ditë u njoftua i vdekur në një spital ku i dërgonte Berisha gjithë ‘ushtarët’ e tij.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Vasie Milea, nuk pranoi të hapte zjarr kundër protestuesve në Timoshoara, dhe ‘vrau veten’. Në fakt e vrau Çaushesku.
Edhe një copëz nga jeta e Sali Berishës, si bir i një fshatari në zona të thella të atdheut, sigurisht që është paralele me Çausheskun…, por nuk është e ditës.
Babai i Nicolae ishte një fshatar në një skaj, kishte fare pak tokë dhe disa dele. Por ishte i dhunshëm dhe e rrihte të birin. Prandaj ai iku nga familja që në moshë 11 vjeç dhe bëri jetë të keqe.
Kjo, natyrisht që është paralele me fëmijërinë e Berishës, por nuk është me rëndësi të ditës.
Paralele e ditës mes Berishës së Shqipërisë dhe Çausheskut të Rumanisë është ‘ARRATISJA NË ÇASTIN E FUNDIT’.
Dhëndëri i Berishës, Jamarbër Malltezi që tani ndodhet në burg, u kap në aeroportin e Rinasit. Vjehrri i tij shpiku alibinë se ‘po priste të shoqen’, por në fakt është e kundërta.
Malltezi po ikte. Gjykata Speciale caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ pikërisht me qëllimin që të mos humbnin provat e krimit dhe që Drejtësia të mos vërtitej nëpër botë duke kërkuar ‘Jamarbrin’ dhe të shoqen dhe të vjehrrin, dhe të kunatin.
Vetë Sali Berisha është ndaluar të udhëtojë jashtë vendit, duke i sekuestruar pasaportën; dhe njëkohësisht është i detyruar të paraqitet sistematikisht në dyert e policisë, sa për të thënë “Jam këtu!’.
Për ‘një qime’ Berishët po arratiseshin.
Diktatori i Rumanisë u kap në 25 dhjetor 1989, pasi kishte marrë një helikopter dhe po arratisej.