Prokuroria e Krimeve te Renda konfirmon se ka përgatitur apelimin e pafajësisë ndaj Arben Frrokut dhe do e depozitojë të martën pranë Gjykatës së apelit për krime të rënda. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije për A1Report se prova kryesore ku është mbështetur apelimi është dëshmitari i mbrojtur i drejtësisë Arben Ndoka.
Sipas akuzës, dëshmitari Ndoka ka qenë në vendin e ngjarjes dhe kjo konfirmohet nga kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes. Ndërkohë mësohet se për të rrëzuar pafajësinë e dhënë nga shkalla e parë, prokuroria do t’i përmbahet tre pyetjeve kryesore që sipas saj gjykata i ka lënë pa përgjigje.
Prokuroria është e bindur se dëshmitari Arben Ndoka ka thënë të vërtetën mbi targën e makinës që u përdor nga autorët për të ekzekutuar Dritan Lamaj, madje sipas saj kjo e vërtetë është mbështetur nga zv.Drejtorët e policisë Agron Kuliçaj dhe Tonin Vocaj të cilët kanë drejtuar hetimet më 24 shkurt 2013 kur u vra Lamaj.
Një tjetër provë thotë prokuroria e rrëzuar pa argument nga gjykata është dhe ajo e përgjimit të telefonit të Arben Frrokut, pasi nuk është transkriptuar gabim por gjykata e cilëson padrejtësisht si të pavlefshme.
Të njëjta burime sqaruan se trupa e gjyqtarëve kryesuar nga anëtari i KLD-s Dritan Hallunaj nuk ka marrë parasysh faktin e raporteve që Enver Stafuka i cili u përfshi në vjedhjen e makinës BMW me të cilën u krye vrasja ka pasur me biznesmenin e dyshuar Arben Frroku.
Arben Stafuka prej më shumë se 1 muaj është rrëmbyer dhe zhdukur pa lënë gjurmë në Fushë Krujë, ndërsa prokuroria hetimet i ka përqendruar në pistën se Stafuka është eleminuar për të zhdukur një provë të rëndësishme siç është dhe personi për llogari të cilit Stafuka vodhi automjetin në Durrës.
Pas 48 seancave Arben Frroku i akuzuar për vrasjen e kryepolicit Dritan Lamaj shkurtin e dy viteve më parë mori pafajësinë, ndërsa apelimi i firmosur nga kryeprokurori Adriatik Llalla i cili dorëzohet të martën kërkon rikthimin e Frrokut në burg, si personi që ekzekutoi Lamajn.
Ndërsa pala mbrojtëse menjëhëre pas shpalljes së vendimit deklaroi se do të kërkojë dëmshpërblim për ditët e qëndrimit në paraburgim .
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.3%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 679
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale
22 Janar, 21:16
-
Champions League/ Shakhtar 'i vjedh këpucët' Brestit, fiton edhe Leipzig kundër Sporting! Sot PSG - City, në fushë Interi dhe Milani
22 Janar, 21:04
-
Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët
22 Janar, 20:54
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Princ Leka u dënua me 16 muaj shërbim prove, Partia e Legalitetit: Ai është figurë e kulluar, u dënua nga komunistët
22 Janar, 20:35
-
Derbi shqiptar në Champions League, Asllani dhe Laçi sfidojnë njëri-tjetrin nga minuta e parë! Kristjani fiton besimin e Inzaghit
22 Janar, 20:30
-
Raporti: Kina dhe Izraeli kryesojnë vendet që burgosin gazetarët
22 Janar, 20:10
-
Heqja e taksave për resortet me 4-5 yje, ‘Djathtas 1912’: Abuzim i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi!
22 Janar, 20:04
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Australian Open/ Jannik Sinner i pamposhtur, fiton kundër De Minaur dhe gjen Shelton në gjysmëfinale
22 Janar, 19:57
-
VKM/ Trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, 8 ushtarakë shqiptarë pjesë e misionit në Mbretërinë e Bashkuar
22 Janar, 19:47
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44