A1Report ka mundur të mësojë se Memia e ka lënë Shqipërinë prej rreth 5 muajsh, duke u larguar fillimisht nga Kosova e më pas drejt Gjermanisë ku dyshohet se ka shkuar per te kerkuar azil politik familjarisht.
Memia u prangos në sallën e gjyqit pranë Krimeve të Rënda për dëshmi të rreme, por pas shoqërimit në komisariat ai u la i lirë dhe u procedua më tej nga Prokuroria e Tiranës.
(Ne foto Ylli Memia)
Por sipas Prokurorisë, Memia nuk u është përgjigjur asnjëherë fletë-thirrjeve të akuzës, ndërsa në adresën e tij në një banesë në zonën e Unazës së Re, jeton vetëm mamaja e tij e moshuar.
Të pyetur nga A1Report, burime nga akuza sqaruan se Ylli Memia është proceduar për dëshmi të rreme në gjykatë, por dhe pse ka nisur gjykimi ndaj tij ai as në gjyq nuk është paraqitur.
Sipas dëshmisë së Arben Ndokës, pas atentatit ndaj Lamajt, Ndoka kontaktoi Ylli Memiajn për t’i shpjeguar çfarë kishte ndodhur, e më pas Memia e kish prezantuar me Agron Kulicajn e Tonin Vocajn, por këtë version Memiaj e mohoi në gjykatë duke u proceduar më pas për dëshmi të rreme.
Sipas akuzës, Memiaj u procedua për dëshmi të rreme pasi në fazën e hetimeve ai e kishte pranuar versionin e dëshmuar nga Arben Ndoka.
Por, dhe pse Memiaj prej muajsh ka humbur gjurmët dhe nuk i përgjigjet fletë-thirjeve të Gjykatës dhe Prokurorisë, A1Report ka mundur të mësojë se ai së bashku me vajzën dhe familjen ka emigruar drejt Gjermanisë.
Procesi për vrasjen e Dritan Lamajt përfundoi këtë të premte në Gjykatën e e Krimeve të Rënda, me shpalljen të pafajshëm të të pandehurit të vetëm në këtë proces, Arben Frroku. Ky vendim u shoqërua me polemika të shumta, ndërsa organi i akuzës e apeloi atë brenda 24 orëve.
Deshmia e rreme
Ish-gardisti, njëherësh shoku i ngushtë i dëshmitarit kyç të dosjes së Arben Frrokut, Fatmir Vladi, u arrestua vitin e kaluar në seancën gjyqësore, pasi deklaroi se nuk ishte ai personi që kishte komunikuar me krerët e policisë Agron Kuliçaj dhe Tonin Vocaj si dhe Vladin, por që tabulatet telefonike të pasqyruara në gjyq treguan të kundërtën. Memia, u arrestua me urdhër të prokurorit dhe u procedua më pas për akuzën e “Dëshmisë së rreme”.
Në muajin nëntor 2014, ka qënë prokuroria e Tiranës ajo që ka nisur hetimet në gjëndje të lirë, por çudia ka ndodhur kur Ylli Memia është njoftuar nga organi i akuzës për t’i komunikuar marrjen të pandehur dhe ai nuk është paraqitur. Një njoftim i tillë është përsëritur disa herë nga prokuroria, por sërisht Mema nuk ka shkuar. Nisur nga këto rrethana, prokuroria ka caktuar një avokat kryesisht dhe ka mbyllur veprimet hetimore, duke ia ka kaluar çështjen për gjykim gjykatës së Tiranës.
Mungesa në gjykatë
Në 27 janar 2015, dosja e dëshmitarit që u arrestua për “Dëshmi të rreme” në gjyqin e Arben Frrokut, është regjistruar në gjykatë. Ndërkohë në 27 shkurt 2015 është zhvilluar seanca gjyqësore kundër Ylli Memas, por për shkak se ky person nuk ishte gjetur dhe s’kishte marrë dijeni për fillimin e gjykimit, gjyqtarja Ardiana Bera ka urdhëruar shtyrjen e gjyqit, duke njoftuar komisariatin Nr.2 të njoftonte të pandehurin.
Në datën 16 mars 2015 sërisht gjykata ka urdhëruar shtyrjen e gjykimit, kjo pasi i pandehuri nuk ishte gjetur dhe nuk kishte marrë dijeni. Seanca është shtyrë për në datën 30 mars 2015, ku edhe këtë herë e njëta procedurë është ndjekur, ndërsa gjyqtarja Bera ka shtyrë gjykimin për në datën 13 prill 2015 në orën 11:45. Gjatë seancave gjyqësore, gjykata ka kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit, por nga kjo e fundit është marrë përgjigje se dëshmitari në dosjen e Arben Frrokut, Ylli Memia, nuk gjendet.
Rrëfimi në prokurori, Presioni psikologjik bëri ndryshim dëshmie
Presioni psikologjik i ështruar mbi dëshmitarin Mema, ka detyruar këtë të fundit të ndryshojë dëshminë e tij të dhënë para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ish-gardisti gjatë fazës hetimore ka treguar se mbrëmjen e vrasjes së Dritan Lamaj është kontaktuar nga shoku i tij, Fatmir Vladi, i cili i ka thënë se kishte nevojë ti tregonte diçka të rëndësishme.
Janë takuar, vetëm disa minuta më pas dhe se pasi ka mësuar se si ishte situata, Mema i ka pohuar se do e lidhte me Agron Kuliçaj,zv/drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Mema, ka pranuar se ka telefonuar Kuliçaj, duke i pohuar se ishte me një person që kishte parë vrasësit dhe se pas kësaj të tre ata së bashku dhe me Tonin Vocaj janë takuar. Aty Vladi ka treguar targat e makinës ndërkohë që një ditë më vonë, ka nxjerë dhe emrin e biznesmenit Arben Frroku, duke pohuar se kishte arritur ta njihte mire.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)