Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, duke i kërkuar të mbledhë Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet pas përfundimit të mandatit të deputetit për Mark Frrokun dhe Arben Ndokën. Në kërkesën që sekretari i përgjithshëm i PD-së i drejton kreut të Kuvendit thuhet se kjo kërkesë bazohet në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në rregulloren e Kuvendit.
“Prej më shumë se 2 vitesh, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka ngritur shqetësimin për kriminalizimin e Kuvendit dhe prezencën e një numri të lartë deputetësh nga radhët e mazhorancës të cilët kanë rekorde të tmerrshme kriminale. Fillimisht, mazhoranca mohoi ekzistencën e këtij fenomeni. Për adresimin e kësaj çështje nga ana jonë janë propozuar për shqyrtim dhe miratim në Kuvend dy iniciativa ligjore, të cilat vijojnë ende të mospërfshihen për miratim nga ana e mazhorancës. Më 7 Shtator 2015, deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka, i cili ka qenë i dënuar për favorizim prostitucioni dhe rrëmbim personi, njoftoi dorëheqjen nga mandati i deputetit, nëpërmjet një letre publike drejtuar Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste”, thuhet në shkresën e PD-së dërguar Metës.
Por në kërkesën e tij Ristani shprehet se pavarësisht se po mbushen 2 muaj nga momenti i heqjes dorë nga mandati i deputetit, ende sot Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, apo Kuvendi i Shqipërisë, nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për ndjekjen e këtij rasti dhe vijimin e procedurës së zëvendësimit të tij.
/Shqiptarja.com