Deputeti Kristian Demokrat Mark Frroku nuk mund të ushtrojë funksionin e tij si parlamentar për aq kohë sa është nën hetim për akuzën e vrasjes.
Ka qenë ky vendimi i prokurorit Madrid Kulloli për Frrokun, i cili nga burgu nëpërmjet avokatëve të tij mbrojtës kërkoi leje që të marrë pjesë në punimet e parlamentit dhe në komisionet parlamentare.
A1Report ka siguruar një kopje të vendimit të firmosur nga Kulloli, e cila shprehimisht thotë:
Vendosëm të mos pranojmë kërkesën e shtetasit ndaj të cilit zhvillohen hetime të dyshuarit Mark Frroku, lidhur me kërkesën e tij “për leje të veçantë, për pjesëmarrje si deputet i kuvendit të Shqipërisë në komisionin e sigurisë (apo komisione parlamentare ku bën pjesë deputeti).

(Vendimi i prokurorit për kërkesën e Frrokut)
Për këtë rast ka reaguar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e cila sqaron se pasi ka shqyrtuar kërkesën e Mark Frrokut për leje të veçantë për të qenë i pranishëm në Parlament, është e pabazuar në ligj.
Burgjet sqarojnë se sipas ligjit në fuqi, statusi ligjor i z. Frroku është ai i të paraburgosurit dhe në asnjë dispozitë ligjore dhe nënligjore nuk parashikohet një trajtim i diferencuar për deputetët, të cilëve u është hequr liria me vendim gjykate.
Gjithashtu, referuar bazës ligjore te mësipërme, me leje të veçantë trajtohen të dënuarit dhe te paraburgosurit vetëm në rastet e sëmundjeve të rënda që rrezikojnë jetën e familjareve, ngjarje të rëndësishme për vetë të burgosurin apo familjaret e tij (martese, lindje, vdekje) dhe provimeve që jepen nga të burgosurit, mbyllet sqarimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

(Reagimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve)
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO