Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura me argumentin se cenohet sekreti i hetimeve, Gjykata e Lartë nuk ka ndryshuar masën e sigurisë duke e lënë “arrest me burg”.

Avokati i deputetit, Mark Frroku ka kërkuar edhe njëherë që klienti i tij të lejohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit pasi është përfaqësues i 20 mijë zgjedhësve.
 
Avokati, Saimir Visha foli edhe për akuzën e vrasjes së kryer në Belgjikë ndaj Frrokut duke nënvizuar se, një person nuk mund të gjykohet në dy vende për një ngjarje.
 
Visha u shpreh se, Frroku është në gjykim në Belgjikë, ndërsa në Shqipëri është person nën hetim. Ai shtoi se, Belgjika nuk ka bërë asnjë kërkesë ndaj autoriteteve shqiptare për vazhdimin e hetimeve, por ka kërkuar që Frroku të marrë pjesë në gjykim.
 
“Në Belgjikë çështja është në gjykim, ndërsa në Shqipëri është person në hetim. Asnjë dosje nuk mund të vijë në procedurë ekstra procedurale”, tha Visha.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja,com)