Ka dështuar sërisht dëgjimi i dëshmisë së bashkëshortes së Fatmir Vladit, në gjykatën e Krimeve të Rënda. Gruaja e Vladit, dëshmitarit që pak kohë më parë dëshmoi në prokurori kundër Arben Frrokut, ska arritur të japë dëshminë për shkak se nuk është arritur të lidhet me videokonferencë. Ndërkohë që ditën e djeshme në sallën e gjyqit mes prokurorit Martini dhe avokatëve ka pasur debate lidhur me mënyrën se si do të kryhet eksperimenti me automjet për të përcaktuar kohën që përshkuhet nga Tirana në drejtim të Korçës.