TIRANE - Forumi Rinor Eurosocialist i Tiranës ka zhvilluar sot paradite një tubim proteste përpara godinës së Ministrisë së Brendshme për debatet e shumta ngritur mbi lidhje të mundshme të kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme me biznesmenin Arben Frroku, të akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.
Ata kanë kërkuar shkarkimin e drejtuesve më të lartë të Policisë për shkak të, ndërsa janë shprehur se ministri i Brendshëm duhet të japë menjëherë dorëheqjen.
“Në gjashtë muajt e fundit janë ekzekutuar nga dora e krimit tre kryekomisarë të Policisë së Shtetit. Sot krimi nuk ka frikë të godasë edhe drejtuesi e lartë të forcave të rendit. Në këto 8 vite të qeverisjes së Berishës, krimi nuk ka kursyer as deputetë, as kryetarë komunash, as gjyqtarë, as gra e as fëmijë, e sot nuk po kursen as individët të cilët kanë detyrën t’i bëjnë ballë kriminalitetit”, tha kryetari i FRESSH-it të Tiranës, Artur Micko.
Ai theksoi se për këtë situatë nuk mund të gjendjet justifikim për pasigurinë në vend dhe aq më tepër për përgjegjësinë që ka kupola drejtuese e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshëm. “Ne jemi të sigurt që Ministri Noka nuk ka asnjë shpjegim për t’i dhënë popullit për valën e kriminalitetit që ka përfshirë vendin. Ndaj i kërkojmë ministrit Noka që nëse i ka mbetur sadopak ndërgjegje civile e përgjegjësi njerëzore të shkarkojë të gjithë kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit dhe të japë menjëherë dorëheqjen, në mënyrë që të ruajë një fije dinjiteti në këto katër muaj që i kanë mbetur kësaj qeverie”, përfundoi Micko.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com