TIRANË - Dy ditë pas dënimit me burg përjetë dhënë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, biznesmeni Arben Frroku shpallet në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Frroku, i dënuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në shkurt të 2013-ës, u largua nga Shqipëria më 20 qershor, 1 ditë para zgjedhjeve dhe 48 orë para vendimit të Apelit.
Ky i fundit u shty për të hënën e 29 qershorit ku dhe u vendos të rrëzohet pafajësia e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në prill te ketij viti dhe me kërkesë të Prokurorisë që apeloi çështjen, Gjykata e dënoi me burg përjetë Frrokun si autorë të vrasjes së komisarit të policisë.
Mbetet mister se si Arben Frroku ka mundur larguar nga Shqipëria pa lënë shenjë në sistemin TIMS. Burime të policisë thonë se ditën e largimit të Frrokut nga Shqipëria sistemi TIMS nuk punonte, por se policia pretendon se emri është shënuar në regjistrat manualë të kufirit. Gjithsesi ky fakt ende nuk është i verifikuar.
Për herë të fundit Frroku është ndaluar në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë dhe është lënë i lirë pas verifikimit se nuk rezultonte në kërkim, kjo më shumë se 1 javë më parë kur ende nuk ish dhënë vendimi i Apelit.
Po ashtu ai nuk rezultonte në regjistrat elektronikë të kufirit malazez, çka bëri që ai të ndalohej për mëse pesë orë. Pas verifikimeve me autoritetet shqiptare u konfirmua se ai deri në atë moment nuk kishte ngarkesa penale, apo të ishte i kërkuar. Pavarësisht kësaj Frroku ishte ende në proces gjyqësor në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, ku pritej të ankimohej vendimi i pafajësisë së dhënë nga Shkalla e Parë, për akuzën e vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisioni ‘Xhafaj’/ Gazetari Toska: Duan ta bëjnë Kuvendin me 100 deputetë, Presidentin ta zgjedhë populli, ndryshojnë numrin e bashkive
23 Janar, 23:02
-
Sherr mes deputetit të PS e Toskës! Gazetari: Je ushtar, sa para ke dhënë që u fute në listë?
23 Janar, 22:55
-
Zgjedhjet/ Zaloshnja: Betejë vetëm për 48 mandate, 92 deputetë i caktojnë Berisha e Rama
23 Janar, 22:41
-
Spahiu: Listat e mbyllura shkatërrojnë partitë e reja, sepse askush s’pranon të renditet i dyti! Ndaj Rama-Berisha i kanë futur në konflikt mes tyre
23 Janar, 22:37
-
‘Meta e Berisha janë bashkë’, Shehi ‘këshilla’ partive të reja: Bashkohuni, ne të vjetrit po rrimë me njëri-tjetrin
23 Janar, 22:36
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spanjë/ Ja si u godit banda e 6 ‘skifterëve’ shqiptarë! Gjykata i lë në burg, 300 mijë euro grabitje në pak javë, 2 do ekstradohen (VIDEO)
23 Janar, 22:11
-
Presidenti Trump urdhëron deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve për eliminimin e ish-presidentit Kennedy dhe Martin Luther King
23 Janar, 22:02
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata pezullon përkohësisht urdhrin e Presidentit
23 Janar, 21:40
-
Marrëveshje PS-PD/ Kreshnik Spahiu: E harruan qeverinë teknike dhe mosbindjen civile! Teatër i dy aktorëve komikë! Vota e diasporës do i bëjë gropën opozitës
23 Janar, 21:20
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01