TIRANE - Razie Memia, nëna e Ylli Memisë, një nga dëshmitarët e prokurorisë në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, reagoi pas lajmit të
zhdukjes së të birit. Në një prononcim për A1Report 80-vjeçarja pranon se djali i saj është larguar jashtë vendit, por nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij. Ajo shprehet se djali është larguar prej disa muajsh për të kuruar vajzën e sëmurë.
“Iku me vajzën shtatë vjeç të sëmurë. Nuk më ka marrë në telefon se ka thënë tani mërzitet nënë. Po nuk flas moj nënë me të, ka kohë”, shprehet ajo.
Ndërsa rrëfen se nuk ka komunikuar me të birin që prej largimit të tij nga vendi, gruaja e moshuar pranon se ka dijeni që djali i saj është thirrur nga gjykata si dëshmitar në një çështje penale. Nëna e Memisë pranon se policia ka shkuar disa here në shtëpinë e saj për të kërkuar të birin, ndërsa shton se djali i saj nuk ka lidhje me çështjen për të cilën ai është përfolur dhe ka qenë dëshmitar në procesin kundër Arben Frrokut.
“
Po një herë e kanë thirrur dhe u ka kallëzuar të drejtën. Me asnjë person nuk ka punë me asnjë person, ai nuk njeh asnjë. Ai s'ka pa kund”, tha zonja Memia.
Ylli Memia ish- efektiv i Gardës së Republikës, është një nga dëshmitarët e Prokurorisë në procesin gjyqësor në ngarkim të Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Gjatë dëshmisë së tij Memia mohoi njohjen me dëshmitarin e Mbrojtur Arben Ndoka dhe për këtë qëllim u shoqërua në polici. Por menjëherë pas shoqërimit në polici Memia rezulton i larguar jashtë vendit, ndërsa në gjykatë ndaj tij është i hapur gjyqi për dëshmi të rreme
.(Foto: Razie Memia, nëna e Ylli Memisë) Ylli Memia ish- efektiv i Gardës së Republikës, është një nga dëshmitarët e Prokurorisë në procesin gjyqësor në ngarkim të Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Gjatë dëshmisë së tij Memia mohoi njohjen me dëshmitarin e mbrojtur Arben Ndoka dhe për këtë qëllim u shoqërua në polici. Por menjëherë pas shoqërimit në polici Memia rezulton i larguar jashtë vendit, ndërsa në gjykatë ndaj tij është i hapur gjyqi për dëshmi të rreme.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55%
-
Jo
32.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 680
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koleksioni i 300 objekteve shqiptare në Muzeun Etnografik të Budapestit, në qershor në Shkodër
22 Janar, 21:22
-
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale
22 Janar, 21:16
-
Champions League/ Shakhtar 'i vjedh këpucët' Brestit, fiton edhe Leipzig kundër Sporting! Sot PSG - City, në fushë Interi dhe Milani
22 Janar, 21:04
-
Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët
22 Janar, 20:54
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Princ Leka u dënua me 16 muaj shërbim prove, Partia e Legalitetit: Ai është figurë e kulluar, u dënua nga komunistët
22 Janar, 20:35
-
Derbi shqiptar në Champions League, Asllani dhe Laçi sfidojnë njëri-tjetrin nga minuta e parë! Kristjani fiton besimin e Inzaghit
22 Janar, 20:30
-
Raporti: Kina dhe Izraeli kryesojnë vendet që burgosin gazetarët
22 Janar, 20:10
-
Heqja e taksave për resortet me 4-5 yje, ‘Djathtas 1912’: Abuzim i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi!
22 Janar, 20:04
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Australian Open/ Jannik Sinner i pamposhtur, fiton kundër De Minaur dhe gjen Shelton në gjysmëfinale
22 Janar, 19:57
-
VKM/ Trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, 8 ushtarakë shqiptarë pjesë e misionit në Mbretërinë e Bashkuar
22 Janar, 19:47