TIRANE - Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla kërkon procedimin penal për disa prokurorë dhe oficerë të Policisë Gjyqësore për nxjerrje të sekretit dhe shkelje të rëndë të privatësisë së shtetasve gjatë hetimit të disa rasteve të javëve të fundit.
Përmes një njoftimi për shtyp nga këshilltari për marrëdhëniet me median, Albi Serani, bëhet e ditur se “Prokurori i Përgjithshëm e vlerëson të patolerueshëm faktin që të dhëna që gjenden në fashikujt çështjeve në hetim të bëhen publike, duke dëmtuar së pari integritetin moral dhe personal të personave të goditur nga krimi dhe nga ana tjetër, duke cënuar rëndë cilësinë e hetimit të veprave të rënda penale”.
Por në asnjë resht të deklaratës nuk specifikohet se për cilat çështje bëhet fjalë, por thuhet vetëm: “Prokurori i Përgjithshëm, si hap të parë, ka urdhëruar zëvendësimin e prokurorëve dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore që kanë zhvilluar hetime mbi disa nga çështjet me impakt të madh në opinionin publik të këtyre ditëve”.
Ndërkaq, burime brenda Prokurorisë thanë për Shqiptarja.com se nxjerrja e sekretit dhe shkelja e privatësisë së personit është kryer gjatë hetimeve të çështjes së Arben Frrokut, biznesmenit të akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, dhe gjatë çështjes së Ardian Prenjasit, të akuzuar për kryerje të marrëdhënieve homoseksuale me dhunë me një të mitur.
Në përfundim të deklaratës për shtyp theksohet se “transparenca nuk duhet në asnjë moment të dëmtojë cilësinë e aktivitetit institucional dhe për më tepër të sjellë dëme të pariparueshme në jetën e personave, të cilët janë viktima të veprave penale”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com