Fruthi në qarkun e Fierit, 9 raste të reja me fruth në rang vendi për vitin 2019

Tetë të prekur nga fruthi vetëm për vitin 2018 në qarkun e Fierit. Pesë nga të prekurit janë të komunitetit rom, ndërkohë 2 të tjerë prje të prekurve kanë ardhur nga shteti grek, por gjatë kohës që dy të prekurve të ardhur nga Greqia u shërbehej nga ana e familjarëve janë shtuar edhe 3 raste të tjera. 

Për vitin 2018 ju jeni në dijeni që në Shqipëri ka qarkullur fruthi si epidemi. Punojmë fort dhe me takimet e drejtorave  të qëndrave shëndetësore dhe në kontaktet tona të vazhdueshme me ta punojmë fort për mbulesë vaksinale dhe vaksinimin e fëmijëve 12 muajsh.

Anila Moçi,  DSHP Fier

Në fillim të këti viti nuk janë paraqitur raste të reja, por specialistja pranë Drejtorisë Shëndetësore Fier bën apelin për vaksinim të personave të cilët nuk janë vaksinuar, apo janë vaksinuar vetëm një herë që sa më shpejt të marrin vaksinat kundër fruthit.

Ju bëj me thirrje nënave për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve të tyre, Ju lutem vaksinoni fëmijët tuaj në kohë pasi kjo mbron shëndetin e tyre  është mënyra e vetme për të parandaluar fruthin Dhe fëmija quhet i vaksinuar kur ka bërë të dyja dozat 1 dhe 5 vjeç.

Anila Moçi,  DSHP Fier

Por në rang vendi 9 raste të reja me fruth janë paraqitura nga 1 janari pranë konsultoreve në qytete të ndryshme. Specialistët e Institutin të Shëndetit Publik, u bëjnë thirrje prindëve që të kryejnë në kohë vaksinat kundër fruthit për të minimizuar kështu mundësinë që fëmijet të preken nga virusi. Rastet e fundit të fruthit janë kryesisht fëmijë nën 2 vjeç të cilët janë të pavaksinuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu