Fruthi, prindërit nuk vaksinojnë fëmijët, mjekja Vjollca Pallaveshi për Report Tv: Numri i të prekurve ka shkuar 30

Në një kohë kur sëmundja e Fruthit ka shkaktuar viktimën e parë dhe ka prekur 30 fëmijë të moshës nën 2 vjeç, ka ende prindër që neglizhojnë vaksinimin në kohë të fëmijëve. Këtë e ka pohuar për Report Tv mjekja Vjollca Pallaveshi, e cila shprehet se pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme, ka ende prindër që për motive të ndryshme neglizhojnë vaksinimin në kohë të fëmijëve. 

Kemi edhe nga ata që nuk kanë pranuar të vaksinohen në kohën e fushatës, dhe vazhdojnë akoma të vijnë dhe të vaksinohen. Frika e kohëve të fundit është se duke qenë që kemi raste me fruth, kanë frikë se këto raste janë edhe pranë konsultorit dhe nuk i sjellin fëmijët.

Mjekja Vjollca Pallaveshi

Janë të shumta arsyet që shtyjnë prindërit për të mos e bërë këtë vaksinë, si efektet e përfolura anësore. Edhe gjatë vëzhgimit të bërë nga Report Tv, një prej nënave pohon se e ka shtyrë vaksinën e fëmijës, pas prekjes nga virozat e stinës. 

"E kam pasur pa qejf dhe faktikisht kur bëhet vaksina e fruthit, duhet që fëmija të jëtë në gjendje të mirë shëndetësore", thotë një nga nënat.

"Por prekja nga virozat sipas mjekjes Vjollca Pallaveshi nuk duhet të jenë shkak për shtyrjen e vaksinimit, pasi nuk ndikojnë, por përkundrazi rrisin propabilitetin për tu prekur edhe nga fruthi. Një virozë e lehtë, që nuk ka temperaturë të lartë, fëmija nuk ka komplikacione të patologjive të rrugëve të frymëmarrjes, atëherë nuk ka asnjë lloj komplikacioni për të aplikuar vaksinën", thotë mjekja Vjollca Pallaveshi.

Ndërkohë në të gjitha qëndrat e Konsultoreve për Fëmijët në Tiranë por edhe rrethe ka në gjendje sasi të mjaftueshme vaksinash për të respektuar kalendarin e vaksinimit të fëmijëve. Prej kohësh, është ulur edhe mosha e vaksinimit të parë të fëmijës kundër fruthit nga një vjec në 9 muajsh.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni