Fryma anti-SHBA përçan PD
deputetët takime me Donald Lu

Fryma anti-SHBA përçan PD<br />deputetët takime me Donald Lu
Raportet mes Partisë Demokratike dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë po njohin ditët më zymta që nga vitet‘96-98, kur amerikanët çmontuan me forcë pushtetin e Sali Berishës. Pas një nervozimi dhe tensioni të maskuar dyvjeçar, lidershipi i Partisë Demokratike, më në fund, nisi një ofensivë të paprecedentë sulmesh ndaj Ambasadës Amerikane dhe ambasadorit Donald Lu, për shkak të investimit të amerikanëve për realizimin e Reformës në Drejtësi.

Fillimisht shpërtheu ish-kryeministri Sali Berisha, duke e quajtur ambasadorin Lu interpret të Edi Ramës dhe guvernator, ndërsa një ditë më pas, befasoi Lulzim Basha, ku i kërkoi ambasadorit amerikan të shikonte punën e tij. Dy deklaratat u pasuan me një ofensivë sulmesh nga rrethi i dyshes Berisha-Basha, nga deputetët, opinionistët dhe mediat pranë tyre, ku gjithçka mori formën një fryme antiamerikane.

Fryma anti-SHBA përçan PD
Pas përplasjeve për sagën e humbjeve dhe për qëndrimet paradoksale për reformën, sulmet e paprecedenta të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ndaj ambasadorit dhe Ambasadës Amerikane i kanë dhënë përmasa të tjera krisjes dhe turbullirës në Partinë Demokratike. Shqiptarja.com ka mësuar se, deputetë të Partisë Demokratike, 24 orët e fundit, kanë zhvilluar takime intensive me përfaqësues të ambasadës dhe ambasadorin Donald Lu. Burime pranë PD thanë se takime janë zhvilluar për sqarimin e keqkuptimeve, por deputetët në fjalë, me anë të takimeve, duket se janë distancuar nga linja anti-SHBA e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Kjo për shkak se, me përfaqësues të ambasadës dhe me ambasadorin, janë takuar deputetët demokratë, të cilët janë pozicionuar hapur kundër mënyrës se si Lulzim Basha dhe Sali Berisha po e drejtojnë PD, duke nisur që nga Selami, Patozi, Bregu etj. Përpos deputetëve që kanë kritikuar hapur sjelljet dhe politikën e Bashës në raport me SHBA-BE, mësohet se takim individuale po zhvillojnë edhe deputetë të tjerë demokratë, të pa pozicionuar publikisht. Ndërkaq, përveç takimeve, vijojnë edhe komunikimet intensive. Sulmet e ditëve të fundit të Berishës dhe Bashës ndaj ambasadorit Lu kanë shqetësuar edhe deputetët e tyre besnikë, për pasojat e mundshme, ndonëse ata vijojnë të respektojnë kodin e heshtjes. Mbetet për t’u parë nëse këto takime do të marrin formën një lëvizjeje, për të ndryshuar kursin e opozitës në raport me SHBA.

Prapaskena e sulmit
Nuk mund të shpëtonte as Donald Lu. Sikundër ka sulmuar të gjithë ish-ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha, ka humbur durimin, duke shpërthyer nga ambasadorit Donald Lu. Arsye e dukshme e sulmit ishte një deklaratë e ambasadës amerikane, e cila tha se opozita po organizonte një protestë kundër mbetjeje jo të dëmshme. Por, shkaku real është investimi i fortë ambasadorit Lu për të shembur sistemin aktual të drejtësisë, i cili është nën influencën e Sali Berishës. Dhe drejtësia ka nisur të shembet gradualisht. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të instrumenteve të tyre, kanë mundësuar jo vetëm infrastrukturën ligjore të reformës, por kanë marrë rolin e garantit edhe për efektet e reformës, duke parashikuar dërgimin në Tiranë të ekspertëve të FBI, për të asistuar Byronë e Hetimit për çështjet e nxehta të krimit dhe korrupsionit.

Vijon aksioni
Deputetët e Partisë Demokratike, Gent Strazimiri dhe Genc Pollo, kanë ironizuar dje ambasadorin Lu, duke vënë në pah heshtjen e tij për çështjen e drogës. Madje, sipas Genc Pollos, Rama i ka mbyllur gojën ambasadorit Lu për hallin e drogës.Meqë Edi thotë se i ka mbyllur gojën amerikanit për hallin e drogës. Albania's Deep-Rooted Drug Problem Huff Post”, shkruan Pollo. “Ky tipi nga Uashingtoni, i ditka gjërat sikur të kishte punuar në ambasadë në Tiranë”, shkruan Strazimiri, duke iu referua një artikulli të
“Huffington Post”.
 
Takimet
Deputetë të Partisë Demokratike, 24 orët e fundit, kanë zhvilluar takime intensive me përfaqësues të ambasadës dhe ambasadorin Donald Lu, duke u distancuar nga linja e Berishës dhe Bashës.
 
Prapaskena
Arsye e dukshme e sulmit ishte një deklaratë e ambasadës amerikane, e cila tha se opozita po organizonte një protestë kundër mbetjeje jo të dëmshme, por shkaku real është investimi i fortë ambasadorit Lu për të shembur sistemin aktual të drejtësisë.
 
 
Përplasjet verbale mes PD dhe ambasadorit Lu
 
Donald Lu
“Është e drejta kushtetuese e opozitës ta ankimojë ligjin e Vetingut në Gjykatën Kushtetuese apo të bojkotojë mbledhjet e mëtejshme të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi. I kemi thënë udhëheqjes së Partisë Demokratike se rrezikojnë të bëhen ajo parti që populli shqiptar beson se është kundër kësaj reforme dhe se po mbron gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ose gjyqtarë e prokurorë tek të cilët kanë ndikim politik. Kujtoj deklaratën e bërë nga Presidenti Nishani, i cili tha në një intervistë se edhe pse nuk i pëlqen disa nga nenet e Ligjit të Vetingut, as ai dhe as ekspertët e tij ligjorë nuk mund të gjejnë diçka jokushtuetuese në ligj. Ne, Shtetet e Bashkuara, iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri të vazhdojnë të kërkojnë zbatimin e plotë dhe të shpejtë të reformës në drejtësi”.
 
Sali Berisha
“Që të lejoj një ambasadë të bëhet interpret i Edi Ramës është gjë shumë e hidhur. Ndodh rëndon në partitë politike, mbështesin kauza të shoqërisë civile. Por ajo që nuk duhet të ndodh është që partitë politike të marrin kauzat e tyre. Ata kanë reaguar dhe shpresoj se duhet të ketë një reagim nga ata. Ishte në njoftim i gabuar dhe i panevojshëm, sikur kishte dalë nga zyrat e PS dhe ta kishte shkruar Gramoz Ruçi”.
 
Lulzim Basha
“Nuk ka nevojë të mi citoni sepse nuk pres nga asnjë ambasador të më tregojë cila është detyra kushtetuese e PD, e opozitës apo e imja si qytetar. Ambasadorët kanë detyrën e tyre, unë kam detyrën time dhe e kam kryer me ndërgjegje të plotë”.
 
Genc Pollo
“Meqë Edi thotë se i ka mbyllur gojën amerikanit për hallin e drogës. Albania's Deep-Rooted Drug Problem Huff Post”.
 
Jemin Gjana
“Po më duket një ambasador që nuk di çfarë thotë, për fat keq! Të kërkosh të ndërtosh akuza mbi një subjekt politik apo jo, sepse Gjykatës Kushtetuese mund të mos i drejtohen vetëm partitë politike. Pse i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të vendit nuk do të thotë të mos dish interpretimin e saj se, çfarë është ligji, sovraniteti, shteti ligjor etj. Nuk e di, a i ka të qarta ambasadori këto?”
 
 
Oerd Bylykbashi
“Rol me një kompetencë monitorimi, me rekomandime, të cilat nuk kanë efektin ligjor, por ne të gjithë e dimë shumë mirë se çfarë efekti kanë, ama vendimet do t’i marrin shqiptarët. Nëse shqiptarët vendimet i marrin të korruptuara, të thotë çfarë të dojë ONM-ja, vendimmarrja është e shqiptarëve, me probleme”.
 
Fatmir Mediu
 
“Cila është vija e kuqe që nuk duhet ta kalojmë në këtë rast? Duke dëgjuar me vëmendje zotin Bardhi, ai tha që ne nuk do t’i kufizojmë në kohë, por të gjithë aplikantët duhet të kenë një set dokumentacionesh që duhet t’i paraqesin, në mënyrë që IMO dhe ne, klasa politike, të kemi një set materialesh, të dhënash, të firmosura prej tyre, që japin garanci që janë njerëzit e duhur, sepse këta janë ata gjyqtarët e mëdhenj që do të gjykojnë gjyqtarët e vegjël”.
 

Redaksia Online
(Redaksia Online)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi