Një histori frymëzuese. 20- vjeçarja e cila vuan nga Sindromi Down i ka vënë vetes një qëllim.

Të ndryshojë perceptimin e njerëzve ata persona që vuajnë nga ky sindromë. Madeline Stuart është një modele australiane. Së fundmi 20- vjeçarja u bë pjesë e sfilatës “New York Fashion Week”.

E veshur  një palë streçe dhe me një bluzë të bardhë me një model glokësh të çrregullt si dhe sytë e lyer me tone me xixa bojëqielli dhe rozë ka shkëlqyer në pasarelë duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Stuart ka zgjedhur që të bëjë diçka të vlefshme në jetë më tepër se të vuaj faktin që vuan nga  Sindroma Down. 

[gallery]21019[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)