Frymëzuese/ 10 vjeçari shqiptar në Itali lexon libra për gruan që ka humbur shikimin

Frymëzuese/ 10 vjeçari shqiptar në Itali lexon libra për gruan që ka humbur shikimin

Foto ilustruese

ITALI- Pasioni për leximin i një gruaje që ka humbur shikimin gjeti mbështetjen te një djalë shqiptar i klasës së pestë. 

Protagonistë të historisë frymëzuese janë një 55 vjeçare dhe Erik, një 10-vjeçar, i cili prej kohësh ka krijuar një miqësi me gruan, e cila i jepte vazhdimkisht libra, nga dëshira e saj për të mësuar.

Paola është me origjinë nga Vicenza, por tani jeton në Verona, ku u njoh me familjen e Erikut me origjinë shqiptare.

“Eriku u rrit duke e njohur mirë historinë time”, tha gruaja.

55 vjeçarja nuk ka fëmijë dhe kujdesej me dashuri për Erikun teksa ai rritej. Fillimisht ajo përdorte audiot e librave, por një ditë mori një mesazh zanor në WhatsApp: Ai ishte Eriku që po i lexonte me pasion kapitullin e parë të një libri që kishte marrë si dhuratë, "Il piccolo alpino", shkruar në vitin 1926 nga Salvatore Gotta.

“Ishte një gjë e bukur", thotë 55-vjeçarja. "Edhe dje më dërgoi një kapitull tjetër me zë, edhe pse i kisha thënë të mos shqetësohej për mua, dhe t’i kushtonte më shumë vëmendje shkollës”, shtoi ajo./Ansa

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 04/03/2024 10:01

    Per keto lloj lajmesh kemi nevoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare