Frymëzuese! Beteja e mësueses në Vlorë kundër kancerit të gjirit: 3 fëmijët më japin forcë! U vizitova me vonesë, mos gaboni si unë

Dhimbjet në gjoks i ka ndjerë para një viti, por Fiqiretja nuk e kishte menduar kurrë se kishte në trup kancerin e gjirit. 6 muaj qëndroi në heshtje derisa dalloi gjëndrën.

“Historia ka filluar para një viti, dhimbje shpime në gjoks. Unë e kam neglizhuar duke besuar se jam moshë e re dhe nuk e mendoja se është gjë e keqe, asnjëherë nuk e çoja në mendje.  Ndërsa para 6 muajsh e kam parë gjëndrën poshtë sqetullave dhe më shqetësoi goxha erdha tek doktoreshë Juli. Bëra eko ku u pa masa me metastaza dhe doktoresha më çoi në Tiranë për biopsi dhe pas saj nisa terapinë me kimio-terapi”.

Mësuesen e Gjuhëve të Huaja, Fiqirete Murati e takojmë në spitalin e Vlorës, teksa po kryen terapinë për masën tumoriale.

“Kimio-terapinë tani e bëj në Vlorë, se përpara bëhej në Tiranë. Kushtet këtu janë më komode, ndërsa në Tiranë ishte e vështirë për shkak të lodhjes, rruga e gjatë”.

39-vjeçarja është nënë e 3 fëmijëve të vegjël. Ka vendosur të luftojë për vete dhe për ta.

“Familja më mbështet, fëmijët e mi  më japin forcë për të vazhduar. Unë jam e sigurt se do e fitoj këtë beteje. Unë gjithmonë kam qenë e fortë, jam përballur me shumë situata por këtë e kam përjetuar shumë keq. Kam qarë, mu duk se ishte fundi, por njerëzit që më mbështetën më dhanë force”.

Fiqiretja mban paruke, por ky tashmë është halli më i vogël për të.

“Flokët më ranë që me kimio-n e parë, e vështirë ishte por i dhashë vetes forcë, flokët dalin sërish vetëm sëmundja të largohet...”

Vajza më e madhe u prek qau kur më ranë flokët. Dy të tjerët nuk e kuptonin se janë të vegjël, ndërsa e madhja vjen më përqafon përpiqet të më ndihmojë me aq sa mundet ajo... Me zërin drithërues, mësuesja nga Vlora ka një mesazh të fortë për të gjitha gratë e vajzat.

“Sot u them të gjitha grave të mos neglizhojnë të bëjnë kontrolle të herëpashershme edhe sikur të mos kenë asgjë. Asnjëherë më parë nuk isha kontrolluar, sepse po të kisha bërë një kontroll rutinë do e kisha kapur në kohë.

Nga shtrati i spitalit ajo me forcë përsërit se kontrollet duhen kryer pa u shfaqur masa tumoriale.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermal: 09/10/2022 21:34

    Te shkuara dhe jepi vetes forca se do t'ia dalesh!

    Përgjigju
  • Xxx: 08/10/2022 21:16

    Te shkuara Fiqirete!Zoti befte mrekulli per gocat e tua

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë