Një gjest i vogël me shumë dashuri, mund të fali buzëqeshje dhe të ngroh zemrat e njerëzve që vërtet e kanë nevojë. Pikërisht këtë ka bërë Kolton Ndoj, 7-vjeçari shqiptar që zgjodhi të falte kursimet e tij, për Kryqin e Kuq në Itali.

Prej disa kohësh, Kolton i kishte thënë nënës së tij se do të donte të ndihmonte fëmijët me më pak fat se ai, që t’i siguronte atyre lodra për festa.

I vogël, por me një zemër të madhe dhuroi të gjitha paratë që kishit mbledhur në derrkucin e tij për fëmijën në nevojë.

 “Më tha se donte vetëm një gjë...të ndihmonte fëmijët në nevojë. Kështu që unë mendova së nëse ka një vend ku paratë do të shfrytëzohen më së miri është Kryqi i Kuq”, tha nëna e tij, Jalanda.

Gjesti i vogëlushit ka prekur zemrat e të gjithëve, ndërsa shihet si një simbol frymëzimi dhe një shembull për t’u ndjekur.

Kryqi i Kuq për ta falënderuar, vendosën ta ftojnë në asamblenë e tyre, e cila u mbajt pak ditë më parë, me presidentin Danilo Fasola dhe deputetin Massimo Gilardi, dhe dhanë titullin “vullnetar nderi”.