Fshatarët shpëtojnë
leopardin e ngecur në pus

Fshatarët shpëtojnë<br />leopardin e ngecur në pus
Një grup fshatarësh bashkë me ndihmën e disa punonjësve pyjesh kanë arritur të shpëtojnë një leopard të egër të ngecur në fundin e një pusi në zonën rurale të rajonit Panchmahal në shtetin Gujarat të Indisë. Burrat e zonës pasi kanë dëgjuar një zhurmë të çuditshme që vinte nga fundi i pusit kanë pikasur leopardin që luftonte për të dalë në sifërfaqe të tokës.

Ata menjëherë kanë lajmëruar punonjësit e pyllit të cilët kanë mbërritur në vend ngjarje bashkë me një grup shpëtimi dhe litarë për nxjerrjen e kafshës. Leopardi ka luftuar shumë që të mos lidhej me litarët e atyre që në fakt kërkonin ta shpëtonin, dhe kjo ka bërë që nxjerrja e tij nga pusi të zgjaste mjaft minuta.

Ai arriti të nxirrej pa lëndime e në gjendje shumë të mirë dhe më pas, sipas një prej zyrtarëve që morën pjesë në skuadrën e shpëtimit, është transportuar në një qendër përkujdesje për kafshët e egra ku do të jetë më i sigurtë.
Pasi u nxorr nga pusi leopardi i lidhur nga koka dhe nga mesi u fut në një kafaz. Mendohet se ai është afruar pranë fshatit në kërkim të ushqimit dhe gjatë natës, nga pakujdesia, ka rënë brenda në pus.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu