Fshatari shqiptar vret ujkun, i 
sulmonte bagëtinë çdo ditë /Foto

Fshatari shqiptar vret ujkun, i <br />sulmonte bagëtinë çdo ditë /Foto
Fermeri Enver Maloku nga fshati Kikë i komunës së Kamenicës kishte kohë që i ruante dy ujqër që bënin kërrdinë me bagëtitë e fshatit.

Këta dy ujqër nga muaji shkurt e deri më sot kanë mbytur rreth 20 krerë lopë, vlera e të cilave shkon në 30 mijë euro, ndërsa kanë plagosur mbi 30 krerë lopë.

Ai ka thënë se i ka pikasur këta dy ujqër më herët kur kishin sulmuar në oborrin e tij dhe kishin marrë guximin që të sulmojnë prapë në të njëjtin vend.

“Këta dy ujqër kanë ngrënë 20 krerë lopë deri më tani në fshatin tonë. Ka qenë mjaft e dhimbshme sepse përveç dëmeve që na kanë shkaktuar na kanë ngordhur viçat e rinj, sepse nuk ka pasur ushqim sepse i kanë mbytur nënat e tyre. Këta dy ujqër kanë qenë mjaft të rrezikshëm dhe kanë vepruar bashkë dhe si synim kanë pasur vetëm lopët dhe asgjë tjetër. Kanë hyrë në oborr tek unë dhe ma kanë sulmuar lopën të cilës i kanë shkaktuar plagë. Ka qenë interesante sepse njëri ka tentuar që të habisë lopën dhe tjetri e ka sulmuar. Kam dalë unë dhe kanë ikur. Unë e kam ditur që 99 për qind do të kthehen nesër dhe më e çuditshmja ka qenë se kanë ardhur fiks në orën 10 të mëngjesit sikurse edhe atë ditë që sulmuan. Unë kam dalë prej shtëpisë me pushkë dhe prej 60 metrave ku ata ishin duke sulmuar lopën prapë kam marrë në shënjestër dhe kam gjuajtur. Kur kam gjuajtur ndërsa ai ka lëvizur ashtu i plagosur dhe mas 100 metrave e kam gjetur të ngordhur. Ujku tjetër ka ikur dhe tash ka mbetur pa bashkëpunëtor për momentin”, ka thënë ai.
ujku
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)