Fshati i humbur në kufi me Greqinë, banorët pa rrugë: Ktheni sytë nga ne, jemi njerëz, jo kafshë

Banorët e fshatit Vidohovë në bashkinë e Devollit prej vitesh po përballen me mungesën e infrastrukturës rrugore. Të irrituar ata shprehen se në rrugën  prej 4 km Vidohovë –Miras nuk është investuar prej më shumë se 30 vitesh.

Sipas tyre shpesh fati i personave të sëmurë varet pikërisht tek kjo rrugë, pasi për shkak të terrenit të veshtirë qarkullimi i automjeteve është i vështirë dhe ata janë të detyruar që të sëmurit ti transportojnë me barrela. Ndërsa në stinën e dimrit rruga bëhet thuajse e pakaluesheme duke u kthyer në makth për ta.

"Gjendja në Vidohovë është katastrofë. Unë e kam burrin të sëmurë dhe e çova dje në Korçë, mbaroi fare. Më vështirë nuk ka më. Në dimër është kohë shumë e keqe. 1 metër e gjysmë dëborë. Ne kërkojmë që të kthejnë sytë edhe nga neve se edhe ne njerëz jemi nuk jemi kafshë.

Është shumë shumë e vështirë. Sidomos për dimër njerëzit duhet ti lëvizim me barel. Rrugë nuk ka. Rruga ka me kohë por prej 30 vitesh nuk është vënë dorë fare. Vetëm i lutemi Zotit. Këtë bëjmë. Kokën lart e mbajmë" thanë ata.

Të lënë në harresë banorët kërkojnë që pushteti lokal apo qendror të ktheje sytë tek ta dhe të zgjidhet kjo situatë që po i izolon.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja