Fshati ‘i çuditshëm’ shqiptar
që nuk e feston Vitin e Ri

Fshati ‘i çuditshëm’ shqiptar<br />që nuk e feston Vitin e Ri
Asnjë shtëpi, dyqan apo objekt tjetër dhe as rrugët e fshatit nuk janë dekoruar me drita.

Në fshatin Bresanë të Opojës, në rajonin më jugperëndimor të Kosovës, nuk festohet Viti i Ri.

Banorët e këtij fshati deklarohen qind për qind të besimit islam dhe sipas fesë, siç thonë ata, Viti i Ri nuk preferohet të festohet.

Madje, në dyqanet e këtij fshati nuk mund të gjesh as alkool.

Shitësit e dyqaneve deklarojnë se shitjen më të madhe të sendeve të tjera, si: ëmbëlsirat, pijet joalkoolike, pemët…, e kanë për festën e Bajramit të Madh dhe atij të Vogël, si dhe për Vitin e Ri Mysliman, shkruan 'Zeri'.

Është koha e faljes së drekës sipas rregullave të lutjes në fenë islame dhe banorët e Bresanës dalin një pas një nga xhamia e fshatit, duke u ngjitur rrugëve për të arritur tek shtëpitë e tyre. Në mesin e atyre që kryejnë lutjen ka pleq e të rinj.

Tradita e moskremtimit të ndërrimit të moteve Subhi Tusuni, 80-vjeçar, e shpjegon se ka nisur pas luftës.

Ai thotë se shumica e fshatit tash nuk e festojnë Vitin e Ri.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm