Fshati SOS, drejtoresha Shkenza:
Presim përgjigje nga MASH

Fshati SOS, drejtoresha Shkenza:<br />Presim përgjigje nga MASH
TIRANE - Drejtuesit e Fshatit SOS-së kërkojnë që shkolla e këtij fshati t’i kalojë shtetit dhe Ministrisë së Arsimit. Por edhe pse ka dy vite që drejtuesit e këtij fshati janë në bisedime me Ministrin e Arsimit ata ende nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare.

Drejtoresha Nacionale e Fshatit SOS, Teuta Shkenza shprehet se ata kërkojnë t’i kalojnë shtetit shkollën, por në mënyrë që ajo të ketë të njëjtën mënyrë funksioni dhe standardi që ka aktualisht.

“Duke qenë se janë rritur kualitetet edukative, ne mendojmë që fëmijët e Fshatit SOS, mund të ndjekin një shkollë shtetërore njësoj si fëmijët e tjerë të komunitetit. Ndërsa lekët që jepen për shkollën, të shkojnë për projekte të tjera që ne kemi për të forcuar kualitetet.

Ne kemi 2 vjet që jemi në tentativa me shtetin, në mënyrë që shkolla ti kalojë shtetit. Duke qenë se ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh, ne kemi hyrë në tratativa me shtetin ,në mënyrë që shteti ta marrë komplet dhe ta ruajë këtë modelin e SOS-it që ne kemi krijuar.

Ne ja japim shtetit shkollën komplet, ashtu siç është me bazën materiale, me fëmijët, më mësuesit me të gjitha” thotë Shkenza. Po sipas Shkenzës, Ministrisë së Arsimit i është dërguar një plan në mënyrë që të shihet se si menaxhohet sholla për të ruajtur modelin e tyre.

“Ne kemi dërguar letra zyrtare, dhe planin se si e menaxhojmë shkollën në mënyrë që të ruhet modeli ynë. Por ata thanë që nuk mund ta ruajnë këtë model. Kjo për arsye se fëmijët në shkollat shtetërore ata i mbajnë deri në orën 13.

Ne i kemi thënë se nëse nuk mund ta ruajnë këtë lloj cilësie dhe model, ne duam të bëjmë partneritet me ju. Në kuptimin që shteti të paguajë rrogat e mësuesve, ne të merremi me menaxhimin e shkollës” shprehet drejtoresha.

Teuta Shkenza tha se këtë gjë ja ka bërë të ditur edhe Kryeministrit, kur ata festuan 15-vjetorine e krijimit të fshatit. Aktualisht drejtuesit e fshatit SOS ende nuk kanë marrë një përgjigje për kërkesën që i kanë bërë Ministrisë së Arsimit.

Ne presim një përgjigje zyrtare, qoftë pozitive, qoftë negative. Ata mund ta japin përgjigjen në momentin e fundit, por ne nuk duam që viti shkollor të nisë pastaj me trauma, jo u mbyll po nuk u mbyll shkolla.

Unë kam biseduar edhe me këshilltarë të ministrit, por hapa konkretë nuk janë bërë me gjithë dëshirën e mirë që mund të ketë gjithsecili” përfundon Shkenza.

Shkrimi u botu sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.05.2.013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G