Fshati Vloçisht 'bashkëjetese' me ujërat e zeza! Banorët: Mban erë e keqe sa del nga shtëpia (VIDEO)

MALIQ- Fshati Vloçisht ndodhet vetëm disa kilometra larg bashkisë së Maliqit. Banorët në këtë fshat vuajnë problemin e mungesës së investimeve në rrjetin e kanalizimeve për ujërat e zeza. Aroma e rëndë dhe rreziku nga epidemisë e shoqërojnë çdo ditë këtë fshat. Ujërat e zeza rrjedhin përpara portave të shtëpive duke sjell shqetësim për banorët. Ata shprehen se ujërat e zeza janë shumë pranë rrjetit të ujit të pijshëm ç'ka sjell edhe ndotjen e tij.

“Po të jetë për ujërat e zeza, çdo gjë duket. Ja uji i pijshëm, me ujërat e zeza bashkë. Janë faktet”, tha një nga banorët

Banorët e Vloçishtit shprehen se edhe pse kanë bërë kërkesë për zgjidhje të këtij problemi ende nuk është marrë asnjë masë nga bashkia.

“Përpara portës kalojnë, kemi bërë kërkesë asnjë nuk e ka zgjidhur. Sidomos është keq për kalamjatë pa lëre në. Mban erë e keqe sa del nga shpia”, tha një tjetër banor i fshatit.

Në një lidhje telefonike për Report TV, Gëzim Topçiu kreu i bashkisë Maliq pranon shqetësimin e banorëve dhe bën me dije se vitin e kaluar është realizuar një projekt, por fshati Vloçisht është një fshat me shtrirje të gjerë dhe kërkon një investim prej 288 milionë leke të rinj duke përfshirë këtu jo vetëm kanalizimet për ujërat e zeza.

Topçiu tha që kjo vlerë nuk mund të mbulohet vetëm nga fondet e bashkisë , por megjithatë nga bashkia brenda 2020 do punohet për të sistemuar rrjetin e kanalizimeve në fshatin Vloçisht.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin