Fshati Zhamë në Lushnje me 2 mijë banorë pa ujë e rrugë: Po s’e rregulluan problemin, bojkotojmë zgjedhjet

LUSHNJE- 2 mijë banorët e fshati Zhamë në Lushnjë janë braktisur. Prej 10 vitesh ata nuk kanë rrugë, ujë e as kanalizime.

“Nuk kemi asnjë lloj investimi. As ujë të pijshëm, as ujë të pijshëm, as rrugë dytësore. Premtime boll, por asgjë. Më emergjente është uji i pijshëm dhe rruga dytësore. Është copë-copë”, tha një banor.

“Asgjë nuk kanë bërë. Rrugë nuk ka. Këtu është kot. Ne nuk pranojmë kuti votimi. 500 metra rruga është. Ne ia kemi kaluar shqetësimet kryeplakut. Kryeplaku thotë nuk më pyet njeri”, tregoi një tjetër.

“Na kanë lënë në këtë gjendje. Ujë të pijshëm nuk ka në dimër jo në behar. Kanalizimet së bashku me ujërat e bardha e të zeza”, përfundoi një tjetër.

Nëse shqetësimi i tyre nuk gjen zgjidhje, ata shprehen se do të bojkotojnë zgjedhjet dhe nuk do të pranojnë asnjë kuti  votimi.

“Këtu është si në xhungël. Rrugë jo, ujë jo. Edhe drita nuk kemi. Mbeturinat i marrin njëherë në 3 javë. Na qelbin. Nuk i votoj asnjërit. Ka 10 vjet që kanë premtuar”, tha një tjetër.

“As nuk kemi ndërmend me votuar. Çfarë do të votojmë. Del nga rruga kryesore, në dytësore as kamioni nuk kalon”, u shpreh një qytetar.

Fshati Zhamë sektor, ka mbi 2000 banorë dhe është ndër më të mëdhenjtë në njësinë administrative Dushk të bashkisë Lushnjë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selfo: 21/02/2021 01:48

    Jo bojkot votimesh Votoni per ke te doni vetem per partine e ed Rames JO

    Përgjigju
  • Paradoksi: 20/02/2021 21:05

    Jo bojkot,por e kundërta,duhet të votoni me përgjegjësi,personin dhe partinë që do të marrë angazhimin për t'a për mbyllur këtë punë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja