Ditëve të fundit fenomeni i ikjes së energjisë elektrike në disa zona të Tiranës është bërë i shpeshtë dhe shqetësues për banorët e këtyre zonave. Të shumta kanë qenë telefonatat që kanë denoncuar dhe shprehur ankesën në Report TV se u mungon për disa orë energjia elektrike. Vetëm ditën e sotme është raportuar se mungesë energjie ka patur në fshatrat Petrelë, Mullet, Sauk, Picalle, Baldushk, Yzberisht, Kashar dhe zonën e "Unazës së Re".
Shkëputja e energjisë elektrike, që ka zgjatur për disa orë, kjo në varësi të zonave ka sjellë pakënaqësi tek qytetarët, ndërsa shumë biznese janë detyruar që të pezullojnë punën për shkak të mungesës së energjisë. Nga ana tjetër, OSHEE nuk ka dhënë ndonjë informacion paraprak apo njoftim se do të ketë shkëputje të energjisë në këto zona që qytetarët të marrin masa apo komunikim të mëpasshëm se përse ka ndodhur shkëputja.
Për mungesën e energjisë në zonën e Yzberishit shkak është bërë një defekt dhe energjia është rikthyer pas një ore shkëputje. Sa i përketë qyteteve të tjera, OSHEE ka njoftuar se Fieri dhe Vlora janë dy rajonet më problematike në dy ditët e fundit për shkak të defekteve të shkaktuara nga moti i keq, shirat dhe erera e forta. Defektet jane kryesisht te llojit, keputje percjellësash,thyerje izolatoresh, demtime kabllosh, etj.
Sipas OSHEE, nga brigadat e terrenit në të gjithë vendin po punohet për riparimin e difekteve të mbetura. Veshtiresi në riparimin e difekteve paraqitet në zonat rurale ku kryesisht janë linja ajrorë, gjë qe sjell vonesa në riparimin e tyre edhe per shkak te terrenit te veshtire në të cilin kalojnë këto linja.
/xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7633
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit
24 Nëntor, 12:22
-
Vrasja e Martinit, nesër Burgjet vendosin ku do transferohet 14 vjeçari i arrestuar
24 Nëntor, 10:58
-
Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona
24 Nëntor, 09:55
-
'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë! Djali im në intubim, ka 5 plagë në trup
24 Nëntor, 09:20
-
'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025
24 Nëntor, 07:20
-
Rikthehet 'Parada Shqiptare' më 28 Nëntor në Tiranë! 300 grupe artistike nga Diaspora do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar
23 Nëntor, 15:48
-
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri që lehtëson trafikun dhe modernizon transportin
23 Nëntor, 11:51
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Policia i ‘kap mat’ në tavolinën e pokerit, 29 të arrestuar në Tiranë! 1 në kërkim, sekuestrohen para (EMRAT)
23 Nëntor, 09:43
-
Vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Roland Pulën
22 Nëntor, 21:19
-
Tiranë/ Policia po zhvillon operacion kundër lojërave të fatit, kapen disa persona
22 Nëntor, 21:19