Fshehën 3 milion dollarë
burg për tre persona

Fshehën 3 milion dollarë <br />burg për tre persona
Prokuroria e Elbasanit pas një hetimi një vjecar është arritur të arrestohen tre qytetar, të cilët akuzohen për veprat penale të “ Pastrimit të produkteve nga vepra penale”, “Falsifikimit të dokumenteve“ dhe “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Mospagim taksave”.

Biznesmeni ka kryer shitje të konsiderueshme ne drejtim të subjekteve të tjera. Nisur nga këto rrethana Prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar Gjykatës së këtij rrethi caktimin e masës se sigurisë “ Arrest në Burg” për shtetasit Sokol Nasufi dhe Elton Beci .

Gjithashtu në lidhje me këtë procedim penal po hetohet për të njëjtat vepra penale me masë sigurimi “Arrest në Burg” edhe biznesmeni Vaid Tarja, i cili ndodhet i paraburgosur pasi u arrestua rreth 15 ditë më parë.

Deklarata për shtyp nga policia
Nga Drejtoria Kundër Krimit Financiar dhe Drejtoria e Operacioneve Speciale në Departamentin kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, si dhe Drejtoritë e Policisë në Qarqet Tiranë dhe Elbasan, në vijim të operacionit policor “CLEAN”, u bë arrestimi i shtetasve:

1. Sokol Besnik Nasufi, vjeç 49, banues në Tiranë, administrator i shoqërive “Euro-Sped-TransChrom” shpk, Euro-Trade Minerals Group” shpk, si dhe “Flaxhek” shpk .
2. Elton Selam Beqi, vjeç 34, banues në Tiranë, punonjës në një kompani të huaj.

Këta shtetas akuzohen për veprat penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale”, si dhe “falsifikimit të dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim me shtetasin Vaid Tarja, i arrestuar me datë 26.10.2011 nën akuzën e kryerjes së veprave penale të “Shpërdorimit të kompetencave”, “Fshehjes së të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, si dhe të “pastrimit të produkteve të veprës penale”, duke përfituar në mënyrë të paligjshme një shumë të konsiderueshme prej 3.705.555 USD.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasit Sokol Nasufi dhe Elton Beqi në bashkëpunim me shtetasin Vaid Tarja kanë kryer transaksione në vlera të konsiderueshme, të cilat nuk i kanë deklaruar, si dhe kanë falsifikuar fatura tatimore, me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë dhe sekuestrimi i pasurive të paluajtshme dhe i llogarive e depozitave bankare të shoqërive: - U&E Managemant” sh.p.k me Administrator shtetasin Vaid Tare - dhe “Eur-Sped-TransChrom” shpk, Euro-Trade Minerals Group” shpk, “Flaxhek” shpk, me administrator shtetasin Sokol Nasufi, si dhe i automjeteve në pronësi të këtyre shoqërive.

Po ashtu është kryer dhe sekuestrimi i çdo lloj llogarie bankare apo depozite bankare të shtetasve Vaid Tarja, Sokol Nasufi dhe Elton Beqi.

Janë sekuestruar gjithashtu dhe kuotat e pjesëmarrjes si ortak të shtetasit Vaid Tarja në shoqëritë “U&E Managemant” sh.p.k, “ALBA-CLEAN” shpk, dhe “Silvio”, si dhe kuotat e pjesëmarrjes si ortak të shtetasit Sokol Nasufi në shoqëritë “Euro-Sped-TransChrom” shpk, Euro-Trade Minerals Group” shpk, dhe “Flaxhek” shpk.

Arrestimi i shtetasve Sokol Nasufi dhe Elton Beqi u bë i mundur pas një hetimi intensiv mjaft profesional, si dhe një sërë veprimesh procedurale të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë.

Operacioni për arrestimin e këtyre shtetasve u konkludua me sukses ditën e sotme, në qytetin e Tiranës, nga një operacion i përbashkët i Drejtorisë kundër Krimit Financiar dhe Drejtorisë së Operacioneve Speciale në Policinë e Shtetit.

Bazuar në materialet e grumbulluara në ngarkim të këtyre shtetasve Gjykata e rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Menjëherë, me marrjen e këtij vendimi, strukturat e Policisë së Shtetit bënë të mundur ekzekutimin e masës së vendosur, duke kryer arrestimin e shtetasve Sokol Nasufi dhe Elton Beqi.

Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdojnë hetimet për veprën penale të pastrimit të parave.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer