Kuvendi ka rihapur sot garën për Komisioner për Mbrojtje nga Diskriminimi 3 vite pas përfundimit të mandatit të Robert Gajdës në këtë pozicion.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik rivendosi çeljen e garës, pasi asnjëri prej kandidatëve të mëhershëm nuk mori mbështetjen e 28 deputetëve me firma.
Në aplikimet e kaluara biente në sy aplikimi i gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja e cila u tërhoq më vonë nga gara, ndërsa kishin aplikuar për këtë pozicion edhe komisioneri aktual Robert Gajda dhe ish-komisionerja publike e KPK Genta Tafa.
Kandidatët do duhet që të mbështeten me firma nga 28 deputetë, njëjtë si procedura e avokatit të popullit.
Komente







