Babai fsheh drogën në pampersin e fëmijës së tij, arrestohet.
Mediat italiane kanë arrestuar shqiptarin Elton Gegicit, 31 vjeç me banim në Fornacette, Itali.
Ai është kapur në flagrancë teksa po nxirrte nga pampersi i foshnjes një dozë kokainë që e kishte fshehur në pampers për t’ia dhënë një të riu. Gruaja rreth 20 vjec mbante fëmijën në krah.
Ndodhi dje në një bar, në Calcinaia, lokal i cili iu nënshtrua një kontrolli me qen antidrogë.
Gegici njihej dhe me emrin Toni.
Po kështu policia kishte në mbikqyrje Ledio Pllumi, 41 vjeç i cili në momentin kur pa se iu vunë prangat Eltonit vrapoi drejt shtëpisë për të tentuar të largojë drogën të cilën e kishte fshehur në dollap. Por nuk ia ka dalë.
Atij i janë gjetur 72 doza kokainë në total 60 gramë si dhe mjetet për prerjen e konfeksionimin e dozave
Të dy janë dërguar në burgun e Pisas, me akuzën e shpërndarjes së lëndës narkotike informon lanazione.it.

(Kokaina e kapur nga karbinieret)
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com