Një vajzë nga Ekuadori rreth të njëzetave është arrestuar nga policia italiane në aeroportin e Linates, nën e akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

kokaine ne peshk

Vajzës iu gjetën rreth 4 kile e gjysëm kokainë të transportuar nëpërmjet enëve që shërbejnë për mbajtjen e ushqimit, ku ndodheshin edhe tre blloqe me peshk të ngrirë.

kokaine ne peshk

Substancat narkotike janë gjetur në brendësi të peshkut të ngrirë  dhe funksionarëve e policisë iu desh të hapnin një vrimë në blloqet e ngrira të akullit.

kokaine ne peshk

Vajza e arrestuar është dërguar në burgun e San Vittore.

kokaine ne peshk

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)