Një 36-vjeçar nga Dibra është arrestuar në Sarandë pasi është kapur me një sasi prej 50 gram kokainë. I arrestuari është Shefqet Karabrahimi, banues në Tiranë dhe është vënë në pranga pranë vendit të quajtur Ura e Kranesë teksa po lëvizte me automjetin e tij tip 'Alfa Romeo'.
Për të mos u zbuluar nga policia 36-vjeçari sasinë e kokainës e kishte mbështjellur me një material të bardhë dhe i e kishte fshehur në organin gjenital. Por kjo nuk ka ndaluar policinë që të kryej detyrën dhe pas kontrollit në mjetin dhe në trupin e 36-vjeçarit ka zbuluar kokainën dhe i ka vënë prangat.
Ndërkohë burime për Report Tv bëjnë me dije se Shefqet Krabrahimi në zgjedhjet e 30 qershorit ka qenë një nga kandidatët e shumtë për një Këshillin Bashkiak të Tiranës. 36-vjeçari ishte propozuar nga Partia Reforma Demokratike. Në CV e tij vihet re se 36-vjeçari ka arsim vetëm 8 vjeçar ndërsa si eksperiencë pune ka shkruar 6 vite pa cilësuar.
Fshehu kokainën në pjesët intime, arrestohet në Sarandë ish-kandidati për Këshillin Bashkiak të Tiranës
Komento
Duket qe nga mbiemri qe ate pjesen gjenetale e ka mjet pune!
Përgjigju