TIRANË - Pas arrestimit për korrupsion në ushtrimin e detyrës së gjyqtarit në Sarandë, Rasim Doda përballet me një tjetër akuzë, këtë herë për fshehje pasurie, falsifikim dokumentesh dhe transferta të dyshimta.
Kallëzimi këtë herë është bërë nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurive që sëbashku me gjyqtarin e arrestuar ka paditur dhe bashkëshorten e tij Enkeleda Doda Kashuri si dhe gjykatësin e apelit në Vlorë Petrit Aliaj.
Çifti i bashkëshortëve gjyqtar pritet të hetohet nga prokuroria për fshehje pasurie e pastrim parash, ndërsa burime për a1report nga ILDKP thanë se pasuria e fshehur arrin në mbi 1 milionë euro për 3 gjyqtarët.
Me të njëjtën akuzë të fshehjes së pasurive nga Inspektorati është kallëzuar në Prokurori dhe ish-kryetarja e degës së doganës në Sarandë Elsa Gjini.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO