I fshehën shtetit mbi 260 milionë lekë, prokuroria dërgon për gjykim administratorin dhe 3 ish-aksionerët e ‘Neku’ Sh.p.k! Mes tyre edhe Rrahim Dedja, i dyshuar për vrasjen e Iljaz Çalit

TIRANË- Alfred Kurti, me detyrë administrator i kompanisë ‘Neku’ Sh.p.k dhe 3 ish-aksionerë të kësaj kompanie Rrahim Dedja, Adnan Halili dhe Rrahim Laçi janë marrë të pandehur dhe janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, pasi akuzohen se kanë kryer evazion fiskal.

Sipas prokurorisë nga hetimet e kryera mbi veprimtarinë e kompanisë “Neku’’ Sh.p.k. si edhe kalimi i kuotave të kapitaleve të kësaj shoqërie për një shumë totale prej mbi 260 milionë lekë të reja, ka rezultuar se nuk ka kryer deklarimet dhe ka shmangur detyrimet ndaj organeve tatimore.

Kompania ‘Neku Sh.p.k’, e cila merret me tregtimin e mineraleve metalike dhe metaleve dhe që ushtron aktivitetin e saj në Rruga Pazari, Terminali Bulqizë, i ka fshehur shtetit më shumë se 100 milionë lekë taksat, që duhet t’i paguhen shtetit në detyrime të drejtëpërdrejta ose të tërthorta.

Hetimet kanë nisur në vitin 2021 dhe janë drejtuar nga prokurori Bledi Valikaj, i cili ka marrë të pandehur kompaninë dhe shtetasit e mësipërm për fshehje të ardhurash, pasi dyshohet se të dyja palët edhe aksionerët dhe kompania kanë kryer evazion fiskal.

Nën hetim është vënë edhe Rrahim Dedja, emri i të cilit nuk është i panjohur për drejtësinë, kjo pasi ai është marrë në pyetje si i dyshuar pas vrasjes së Iljaz Çalit në autostradëb Tiranë-Durrës, në prill të këtij viti. Sipas vëllait të viktimës, Zeqir Çalit, ai rrëfeu se vëllai i tij i kishte një borxh prej 1 mln euro Rrahim Dedës.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen