Fshehja e implikimit në Gërdec, Berisha: E kam pikëllim që nuk e njoha baxhanakun! Liria: E zeza, si nuk i thash se ka baxhanak

Fshehja e implikimit në Gërdec, Berisha: E kam pikëllim që nuk e njoha baxhanakun! Liria: E zeza, si nuk i thash se ka baxhanak

Sali Berisha me bashkëshorten

Gërdeci, një nga historitë më tragjike që ka prodhuar korrupsioni në historinë e Shqipërisë, vijon të rikthehet herë pas herë në qendër të vëmendjes. Vitet e fundit, lajmet rreth Gërdecit, në vend që të vinin nga drejtësia shqiptare, po vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me filmin në industrinë më të madhe të filmit Hollivud për Gërdecin ‘Qentë e Luftës’, me librin ‘Armët dhe Çunat’ dhe së fundmi me vendimin drejtësisë amerikane, e cila ka rrëzuar pretendimet e Shkëlzen Berishës se nuk ka lidhje me historinë e Gërdecit. Gazetarin amerikan Guy Laëson, në librin ‘Armët dhe Çunat’ për Gërdecin, publikon rrethana, fakte, prova dhe dëshmi që sipas autorit, provojnë se Shkëlzen Berisha ka qenë i përfshirë në biznesin famëkeq të armëve. Shkëlzeni ngriti padi për shpije ndaj autorit, padi e cila u rrëzua fillimisht nga shkalla e parë dhe në 2 shtator 2020 nga Apeli.

12 vjet pas shpërthimit në Gërdec, ku për pasojë humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm, shumica gra dhe fëmijë, u plagosën e 300 të tjerë, u shkatërruan qindra shtëpi dhe i 400 pronave, roli i Sali Berishës dhe i të birit në këtë biznes është më i qartë se kurrë. Në 17 shkurt 2007, Berisha dhe ministrat diskutojnë për miratimin enjë VKM-je për kontratën e demontimit të municioneve në Gërdec. Në 14 mars 2007, Berisha i delegon Fatmir Mediut, në atë kohë ministër i Mbrojtjes, çështje e Gërdecit, duke i hapur rrugë asaj që ndodhi një vit më pas. Emri i Sali Berishës dhe i Shkëlzenin përmendej shpesh në bisedat telefonike midis dëshmitarit kyç të Gërdecit, Kosta Trebicka dhe Efraim Diverolit, trafikantit të armëve nga Florida. Nga zbardhja e tabulateve telefonike, Efraim Diveroli deklaronte se Berisha dhe Shkëlzeni janë koka e mafies që kontrollonin Gërdecin.

Sekretarja e Aldo Bumçit, në atë kohë ministër i Drejtësisë, ka dëshmuar për vizitat e Shkëlzenit në zyrën e Bumçit dhe raportimin e këtij të fundit te Shkëzleni. Punësimi dhe vdekja e baxhanakut të Berishës në Gërdec, Muhamet Hoxha, i mohuar publikisht nga Berisha, është një tjetër fakt komprometues. Takimet e Shkëlzenit me Mediun dhe Kosta Trebickën, eliminimi i Trebickës dhe raporti i ish-Shefit të Shtabit Luan Hoxha në Ambasadën Amerikane se kërcënohej nga Shkëlzeni që të mbyllte gojën, e plotësojnë më tej rolin e familjes Berisha në Gërdec.

Përkundër këtij realiteti, tre anëtarë të familjes Berisha, konkretisht Sali Berisha, Liri Berisha dhe Shkëlzen Berisha kanë bërë deklarata të dyshimta dhe kontradiktore për të fshehur implikimin në Gërdec. Deklaratat kanë ndryshuar në varësi të daljes së fakteve dhe informacioneve të reja. Kulmi i ishte mohimi i baxhanakut, ku në skenë doli Liri Berisha, duke deklaruar se Berisha nuk ishte prezantuar asnjëherë me baxhanakun e tij që punonte në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. Ndërsa Berisha deklaron në 19 mars 2008 në Parlament se e kishte pikëllim se e kishte takuar baxhanakun.

Po sjellim në vëmendje disa nga deklaratat kontradiktore të familjes Berisha për një nga krimet më të rënda në historinë e shtetit shqiptar, me përgjegjës ende të pandëshkuar. Seria e mashtrimeve nis ditën e shpërthimit, ku Berisha, duke lexuar emrat e viktimave të para, ndryshon emrin e baxhanakut të tij, nga Muhamet në Mehmet.

-15  mars 2008, Sali Berisha: Deri tani janë identifikuar 3 viktima: Rajmonda Tudi, 40 vjeç, Mehmet Hoxha, 59 vjeç, Jetmir Kolloshi, 19 vjeç, ndërsa dy viktima janë ende të paidentifikuara...”.

-19 mars 2008, Sali Berisha: Unë, Sali Berisha, deklaroj këtu para Parlamentit, para çdo shqiptari se nuk kam pasur në mënyrë kategorike, absolute asnjë dijeni për poligonin e Gërdecit, sepse ligjet që ju keni bërë vetë, përjashtojnë totalisht Kryeministrin e vendit për vendndodhjen, dislokimin e reparteve ushtarake, sepse këto ligje janë këtu. Ishte reparti i tankeve. Ju jeni fatkëqij se nuk i pyesni ish-kryeministrat tuaj që i keni disa aty. Kryeministri di vetëm repartin që viziton. Kaq di Kryeministri, sepse Kryeministri nuk ka asnjë tagër as për vendndodhjet, as për vetëzhvendosjet e reparteve ushtarake. Ligjet e vendit, dislokimin e Forcave të Armatosura, vendndodhjen e tyre ia japin Shtabit të Përgjithshëm, ministrit të Mbrojtjes dhe Presidentit të Republikës. Ky është ligji dhe vetëm ky. Meqenëse ju doni të dini këtë, unë nuk mund të marr asnjë vendim si Qeveri për asnjë vendndodhje, për asnjë dislokim, në qoftë se përpara nuk ka një vendim për t’i nxjerrë nga plani i shpalosjes së forcave.

-19 mars 2008, Sali Berisha: (Mohon dijeninë për Gërdecin, por i ka dërguar një letër gazetës The New York Times) ... Katër muaj më parë, një gazetar që nuk është më në atë gazetë, në New York Times, vjen në Shqipëri, takon ministrin Fatmir Mediu dhe i thotë: “Zotëri, kam ardhur të bëj një hetim. Dua të hetoj për një aferë armësh.” Posi, i thotë ky, urdhëroni! Ç’ishte kjo aferë? Afera e tregtimit të armëve me një kompani nga Florida.... Atëherë unë i bëj një letër gazetës, duke i thënë këto fjalë: “Të nderuar zotërinj, ky gazetar që në regjistrimin e dy njerëzve, të cilët kërkojnë ta korruptojnë me një prostitutë apo me 25 mijë dollarë një punonjës tonin, kërkon të përdorë këtë si dëshmi.” Unë të inkurajoj të botosh në gazetën tënde dhe ku të duash, çdo fakt me të cilin mund të thelbësosh, mund të faktosh çdo implikim të Kryeministrit dhe të djalit të tij në çdo aferë, por jo këtë. Botojeni! Kush të dojë verifikime, janë letrat në zyrën time. Tani, gënjeu Diveroli? Absolutisht, jo! Diveroli nuk gënjeu, por jam i bindur që një nga këta mafiozë shqiptarë përdori emrin tim, siç gjej çdo muaj të përdoret rëndom, kur shkojnë e paraqiten dhe thonë se kanë mbështetjen e Kryeministrit, por në të gjitha rastet, tender s’fiton kush, dhe ky është një mashtrim që thua ti. Ai që fiton tender, të jesh i bindur, ai merr dënimin mbrapa 

-19 mars 2008, Sali Berisha për baxhanakun: Kunata ime ka pasur një problem familjar të vetin me një fëmijë të sëmurë, me shumë halle. Ka pasur një divorc para shumë vitesh. Ka ndenjur në Angli në emigracion për 8 vjet dhe është kthyer, siç e di unë, në shtator me një bashkëshort, të cilin unë, për fat të keq, dhe ndiej keqardhje, nuk e takova dot asnjëherë. Ju them të vërtetën, e kam pikëllim dhe më vjen keq. Kjo është historia e një njeriu që shkoi për të siguruar bukën e gojës dhe mbeti si viktimat e tjera.

-15 prill 2008: Liri Berisha: Problemi ishte se ai nuk pati rastin ta takonte asnjëherë. Ata (motra me të shoqin që vdiq në Gërdec), kishin vetwm tre muaj qw kishin ardhur. Saliu lexonte emrin aty dhe unw thosha “e zeza, si nuk e kemi thënë.

-Mars 2008, Shkëlzen Berisha: “E gjithë dijenia ime për çështjen në fjalë konsiston në këtë episod: Gjatë verës (data nuk më kujtohet), një miku im më kërkoi të prisja në takim një person të quajtur Kosta Trebicka, për një shqetësim të këtij të fundit. Në vijim, në prani të mikut tim, për herë të parë dhe të fundit, kam takuar Z.Trebicka. Duke mu prezantuar, Z. Trebicka më sqaroi se ishte pronar i një kompanie Shqiptare që pretendonte të nënkontraktohej nga një kompani amerikane, e cila kishte kontrate me Ministrinë e Mbrojtjes. Z. Trebicka ngriti pretendimin se përfaqësuesi i kompanisë amerikane i kishte thënë atij se unë i kisha kërkuar kompanisë amerikane që të mos zgjidhte për nënkontraktor Z. Trebicka, por një kompani tjetër. Në prani të personit që e shoqëronte, i thashë Z. Trebicka se një gjë e tillë ishte e pavërtetë; se unë kurrë nuk e kisha njohur shtetasin amerikan për te cilin behej fjale; dhe se kurrë nuk i kam sugjeruar atij ose ndonjë tjetri lidhjen ose jo te kontratave në një sfere te tille aktiviteti. I bindur se kjo ishte thjesht një trillim, ose në rastin më të mirë një keqkuptim, i kërkova z.Trebicka ballafaqim me shtetasin amerikan të cilit ai i referohej. Z. Trebicka më tha se ishte i bindur që bëhej fjalë për një spekulim dhe u largua pa organizuar kurrë një ballafaqim të tillë. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që unë kam takuar z. Trebicka. E gjithë kjo bisedë është bërë në prani të personit, i cili me kishte kërkuar një takim për z. Trebicka”

Versioni i parë i Berishës për Gërdecin në 19 mars 2008

  Berisha duke diskutuar me Mediun për Gërdecin një vit para shpërthmit 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobi: 04/09/2020 23:46

    u zont covid-19 mu ne rronz te b..thes

    Përgjigju
  • QENT BASTARD: 04/09/2020 20:06

    FAMILJA BERMUTI FAMILJE FUNDËRRRRINASH. MERENI MOR POPULL ZVAR KTA ZVARANIK SA JAN GJALL QË TË PAGUAJN PËR GJITH TË ZEZAT QË I BËN SHQIPRIS. PTY FAMILJE NEVJTORE.

    Përgjigju
  • Cubi: 04/09/2020 18:42

    TURP!!!!!!!!!!!!! Edhe mbas 12 vitesh vazhdojn e tallen me fakirat qe lan kockat per faj te shtetit te tyre te korruptuar. Cna degjojn veshet vellezer e motra fatkeqe qe ky qeni ju veshi me te zeza.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 04/09/2020 18:24

    Jashtqitjet e Kombit jashtqitje e zorres trashe Familja Berisha

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 04/09/2020 17:55

    Familje Berisha familje shketdhatash ju duhet te ripeni te gjalle me bixhak dhe ne mish tu hidhet kripe deti... ky eshte dermani per ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas