Sulmuesi i PSG, Neymar vijon të jetë nën akuzë për të ardhurat e tij, fshehjen e shumës reale të kalimit nga Santos te Barcelona në verën e 2013 dhe evazion fiskal. Gjykata në Barcelonë ka vijuar me seancën e radhës për yllin brazilian, me këtë të fundit që tregon se ai firmoste çfarë i jepeshin pa i parë kontratat, duke hequr kështu përgjegjësinë nga vetja.

Sipas Neymar agjenti dhe babai i tij u morën me të gjitha procedurat e nevojshme të kalimit te Barça. Veç lojtarit edhe dy klubet janë nën akuzë për fshehje të të ardhurave reale të transferimit.

Nëna e Neymar, ish-presidentët e Barçës Sandro Rosell dhe Josep Bartomeu ishin gjithashtu të pranishëm në seancë si dëshmitarë. "Babai im merret me gjithçka. Unë nuk kam qenë i përfshirë në negociata. Unë firmos vetëm atë që ai më thotë të nënshkruaj. Në fund ishte ose Real Madridi ose Barcelona, ​​por unë ndoqa zemrën time dhe zgjodha Barçën”, tha Neymar. Sulmuesi gjithashtu është akuzuar se ka ndikuar në mënyrë jo të drejtë në zgjedhjet e fundit presidenciale në Brazil, duke u investuar për një nga kandidatët dhe pa treguar të ardhurat.